E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni/ Gruevski: Zgjidhja për emrin deri në qershor

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, shpreson se gjatë tre muajve të ardhshëm, deri në mbarim të presidencës spanjolle me Bashkimin Evropian, do të gjendet zgjidhje për kontestin rreth emrit me Greqinë.
Të martën ai deklaroi se shpesh ka biseduar edhe me BDI-në lidhur me mundësitë dhe nevojën për të zgjidhur problemin, por se nuk është i informuar për propozimin konkret të partnerit të koalicionit se si të zgjidhet kontesti.
"Tani jemi të fokusuar më shumë në kërkimin, gjetjen e zgjidhjes për emrin, për të vepruar në zhbllokimin dhe të gjejmë mundësi që gjatë kohës së presidencës spanjolle ta marrim edhe datën për fillimin e negociatave, që do të thotë, fillimin e bisedimeve disa muaj më vonë", deklaroi Gruevski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›