E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, protesta të reja kundër planit të kursimeve

Pavarësisht ristrukturimit të kabinetit qeveritar nga kryeministri Jorgos Papandreou, në Greqi po vazhdojnë protestat kundër kursit të kursimeve të qeverisë.
Sipas mediave greke rreth 5000 demonstrues priten të mblidhen në kryeqytetin e Athinës.
Ndërkohë për mënjanimin e një kolapsi të mundshëm financar të vendit, sot do të takohen sërish ministrat e Financave të eurozonës.
Në takimin e Luksemburgut para së gjithash do të diskutohet për dhënien e një kredie urgjente prej 12 miliardë eurosh të miratuar kohë më parë.
Më herët Papandreou shkarkoi të premten ministrin e Financave Giorgos Papakonstantinou, i cili ishte drejtuesi i negociatave me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›