Përmet, Banjat termale të Bënjes nuk “braktisen” as në dimër

Edhe në këto ditë të ftohta dimri ,kur termometri shënon minus gradë celcius, qytetarë të guximshëm frekuentojnë ujrat e ngohtë të Bënjës së Permetit. Me sa duket, Banjat Termale të Bënjës janë një destinacion gjithëvjetor ,përderisa vazhdojnë të vizitohen, jo vetëm nga vendas, por edhe nga të huaj, që shfrytëzojnë ,ujët e burimeve tepër kurativë.
Të ardhur nga qytetet e Vlorës, të Fierit e jo vetëm, qytetarët pohojnë, se vijnë shpesh në Përmet ,vetëm e vetëm për këtë eksperiencë paksa aventureske, që ngre adrenalinën dhe i ofron shëndetit.
“Unë jam nga Përmeti! Është diçka shumë e mirë, pasi ka shumë veti kuruese, madje më mirë të lahesh tani në dimër këtu ,sepse ka më shumë veti kuruese, pasi gjatë verës ,kur edhe ka shumë njerëz, uji bëhet si i pisët. Andaj dhe ne e preferojmë në dimër. Unë vij shpesh me shokët, kam parë këto ditë edhe disa turistë Çekë, Polakë etj’’, shprehet Aleksander Selmani, një i ri nga qyteti i Përmetit.
“Vij shpesh në Banjat e Bënjës, disa herë në vit. Unë vij nga rrethi i Vlorës. Pëlqej të frekuentoj këtë vend për asrye, se siç është e rëndësishme për shëndetin trupor, të fal edhe qetësi shpirtërore. Tani është koha më e duhur për të ardhur në Banjat e Bënjës’’, thotë Borjan Myrta nga Vlora.
Ujërat e Bënjës ndodhen vetëm 13 km larg qendrës së Përmetit. Kanë përmbajtje të lartë sulfurore, rrjedhin haptazi në natyrë e zakonisht përdoren edhe me rekomandim të mjekut. Burimet me përmbajtje minerale ndodhen shumë afër njëri-tjetrit. Dy prej më të mëdhenjve, në këmbët e Urës së Katiut, thuhet se bëjnë mirë për shqetësimet e stomakut dhe për vuajtjet nga reumatizma.