E Enjte, 5 Nëntor 2026

Qyteti im “Laguna e Karavastasë”

Pelikani kaçurrel në lagunën e Karavastasë, nis folezimin në janar të çdo viti, pikërisht në kulmin e dimrit. Tufat e tyre fillojnë të mblidhen në Ishullin e Pelikanit në Lagunën e Karavastasë. Por jo çdo gjë shkon mbroth për Pelikanin kaçurrel! Erozioni e ka zvogëluar ndjeshëm ishullin nxitur nga ndryshimi i klimës globale. Ky ishull është i ndërtuar nga akumulimet e mbetjeve organike, në të cilin është formuar një ekosistem me një botë shumë te pasur bimore barishtore. Pjesa e mbetur e ishullit është të shumtën e kohës e përmbytur duke e bërë të veshtire e gati te pamundur folezimin e species. Zgjidhja e ofruar nga ornitologët është ajo e krijimit të shtretërve të folezimit, me struktura të larta prej degësh, shkarpash dhe shtresë barishtore mbuluese. Kjo ndërhyrje ka shmangur efektin e përmbytjeve dhe ka ndihmuar në rritjen e kolonisë dhe të suksesit të riprodhimit të çifteve folezuese. Sot kolonia e pelikanit kaçurrel, ka arritur në 85 fole me vezë dhe zogj, shifra më e lartë e regjistruar që prej vitit 1984, por ka qenë një punë e gjatë e administratës së parkut dhe jo vetëm…

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›