E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, aksidentoi për vdekje kalimtarin, vetëdorëzohet në polici

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Gjirokastër është bërë arrestimi i shtetasit Hartim Rusko, i datëlindjes 1971, lindur dhe banues në Përmet.
 

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas rreth orës 20.45, të datës 16.08.2012, ishte duke udhëtuar në aksin rrugor Përmet -Këlcyrë me automjetin e tij Tojota me targa greke YHM 2995, ku në vendin e quajtur Kthesa e fshatit Kutal ka aksidentuar për vdekje një këmbësor shtetasin Petraq Thomollari, 32 vjeç nga fshati Kutal i rrethit Përmet.
 

Drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar për t`i dhënë ndihmë të aksidentuarit, por është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit. Drejtuesi i automjetit shtetasi Hartim Rusko që shkaktoi aksidentin e ka fshehur automjetin në një magazinë në fshatin Kosinë të rrethit Përmet dhe është fshehur.
 

Specialistët e Policisë Rrugore të Njësisë Rajonale për Qarkullimin Rrugor Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet pas një pune të mirfilltë profesionale dhe hetimore , duke marrë edhe informacione në rrugë operative kanë bërë të mundur që rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm të gjejnë automjetin që shkaktoi aksidentin , të fshehur në një magazinë në fshatin Kosinë të rrethit Përmet.
 

Drejtuesi i automjetit shtetasi Hartim Rusko, rreth orës 08.30 të mëngjesit është vetdorëzuar në Komisariatin e Policisë Përmet ku dhe është bërë arrestimi i tij .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›