E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmet, largimi i kishës nga Pallati i Kulturës, përmbarimi përplaset me priftërinjtë

PERMET - Përplasje mes zyrës së Përmbarimit dhe komunitetit Ortodoks në Përmet. Kjo situatë është krijuar si pasojë e një urdhri ekzekutiv nga gjykata për largimin e Kishës Ortodokse nga Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet.

Ditën e sotme përmbarimi ka shkuar për të ekzekutuar këtë vendim, por ka hasur në rezistencën e priftërinjve ortodoksë, si dhe besimtarëve të shumtë që kanë ardhur aty.

Përmbaruesit të mbështetur dhe nga policia private kanë ndërhyrë me forcë, duke larguar nga pallati i kulturës, ikona të Kishës, këmbana, si dhe materiale të tjera. Përfaqësuesit e Kishës ortodokse në Përmet pretendojnë pronësinë e truallit, ndërkohë që të gjitha shkallët e gjyqësorit kanë rrëzuar pretendimet e saj. Këto ambiente në Pallatin e Kulturës tashmë do t’i kalojnë Bashkisë së Përmetit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›