E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, përplasje për Pallatin e Kulturës

Përplasje mes Zyrës së Përmbarmit dhe komunitetit ortodoks në lidhje me Pallatin e Kulturës Naim Frashëri, në Përmet.

Përplasjet janë shënuar pas vendimit të gjykatës për largimin e Kishës nga ambientet e Pallatit të Kulturës.

Zyra e Përmbarimit pritet të ndërhyjë me forcë për lirimin e Pallatit të Kulturës ndërsa Kisha ortodokse kundërshton vendimin e gjykatës dhe nuk pranon të largohet nga ambientet e zaptuara.

Përfaqësuesit e Kishës ortodokse në Përmet pretendojnë pronësinë e truallit, ndërkohë që të gjitha shkallët e gjyqësorit kanë rrëzuar pretendimet e saj.

Ndërkaq ndërtesa e pallatit të kulturës Naim Frashëri, është shkatërruar plotësisht, duke lënë vetëm muret rrethuese, ndërkohë që në brendësi të saj janë hapur themelet e ndërtimit të një kishe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›