E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzimi i Ben Blushit per kryetar te grupit parlamentar te PS-se

Kryetari i grupit parlamentar është një nga pikëpyetjet e fundit që qëndrojnë pezull në Partinë Socialiste, pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Emri më i përfolur për këtë post ishte ai i Ben Blushit, por duket se eksperienca e ka shtyrë deputetin socialist të qarkut të Elbasanit që ta refuzojë këtë post.
Blushi ka qenë edhe më parë kryetar I grupit të PS, në vitet…………….., por dha dorëheqjen nga kjo detyrë, kur disa deputetë nuk ndoqën linjën e partisë dhe votuan pro kandidaturës së Bamir Topit për president të republikës.
Nga ana tjetër, Blushi e di mire që kryetari i grupit parlamentar i një partie në pushtet, luan rol me periferik përsa kohe në seancë plenare është prezent Kryeministri qe vjen si kryetar I forces politkike fituese.
I vetmi eksponent i Lëvizjes së Mendimit Ndryshe që ka mbetur ende në parti, Ben Blushi nuk ka marrë as poste ministrore në ekzekutivin e Ramës, duke preferuar që ruajë mandatin e deputetit të thjeshtë.
E ndërsa prezenca e Blushit në garë kishte zbehur shanset e Gramoz Ruçit për t’u rizgjedhur, mundësitë e tij për t’u rikonfirmuar në këtë post tashmë janë më të mëdha.
Por nuk përjashtohet që Rama të surprizojë, siç bëri me emrat e qeverisë së re. Për këtë, dy emra të tjerë ndër më të perfolurit edhe në media janë Taulant Balla dhe Blendi Klosi. Ky i fundit mban edhe postin e sekretarit organizativ në parti, ndërsa puna e mirë në terren e Ballës bënë që kryetari ta kooptonte në kryesinë e partisë gjatë mbledhjes së fundit të Asamblesë së PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›