E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Tiranës shoqëron në komisariat shtetasin Bekim Tahiri, dyshohet për pesë raste

01-07-2013 / Gazeta 55

Zbardhet skema e blerjes së votave - 2000 lekë për të mos votuar PD-në

Policia e kryeqytetit, pas kallëzimit të shtetasit Bledar Vani ka shoqëruar për disa orë në komisariat shtetasin Bekim Tahiri, i dyshuar për akuzën e “dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve, si dhe pengimit të zgjedhësit për të votuar”. Mësohet se, ky shtetas është denoncuar nga një tjetër 21-vjeçar nga Puka për blerje vote më 23 qershor. Sipas tij, Tahiraj i kishte marrë kartën e identitetit dhe në shpërblim i kishte dhënë 20 mijë lekë për të mos votuar për PD-në. Ky është një fakt i evidentuar tashmë, dhe Prokuroria ka nisur hetimet, por janë me mijëra e mijëra raste të kësaj natyre dhe skemash të tjera, të përdorura nga e majta për blerjen e votave. Sipas policisë, ditën e zgjedhjeve janë kallëzuar edhe katër raste të tjera, të cilat po verifikohen. Ndërkohë, zyrtarisht prokuroria e Tiranës, konfirmoj se pranë organit të akuzës ndodhen vetëm kallëzime penale të subjekteve politike për dhunimin e zyrave elektorale apo edhe heqjen e pankartave dhe flamurëve të partive të ndryshme politike.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›