Përmirësim i kushteve të motit, MAS: Nis mësimi në disa shkolla, situata problematike në disa zona në veri

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Ministria e Arsimit dhe Sportit informoi sot se ka nisur mësimi në disa shkolla në vend me përmirësimin e kushteve të motit.
Në një njoftim për shtyp MAS theksoi se “vijon pezullimi i përkohshëm i procesit mësimor në 69 prej tyre, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës”.
“Situata vazhdon të mbetet problematike në disa zona të Matit, Dibrës, Bulqizës, Klosit, Kukësit, Pukës etj, ku kushtet e motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor”, tha MAS.Ministria e Arsimit dhe Sportit informoi se për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve të autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe raportimet nga zyrat vendore arsimore nga 13 janari u pezullua përkohësisht procesi mësimor në 69 shkolla qendër dhe shkollat e tyre vartëse, ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor.
Problematike paraqitet situata në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës, etj. Procesi mësimor në këto shkolla pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do zëvendësohet në javët në vijim.
Ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq.
Ministria e Arsimit dhe Sportit është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe shtabet e emergjencave civile për të monitoruar situatën dhe për të marrë masa të mëtejshme, nëse do të vlerësohet e nevojshme.
Mbetemi maksimalisht të angazhuar për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor dhe për çdo ndryshim të situatës, do informojmë publikun.
MAS fton të gjithë prindërit dhe nxënësit të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet e mëtejshme dhe të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave për informacion të nevojshëm.
Më poshtë lista e shkollave ku pezullohet përkohësisht mësimi deri në një njoftim të dytë:
Shkollat Qendër
- SHMB “Abdyrrahman Përmeti” Mat
- SHMB “26 Korriku”, Mat
- SHMB “Rexhep Kërtuka”, Mat
- Shkolla ” Ahmet Xhetani”, Mat
- SHMB Zall- Dardhë, Dibër
- Shkolla 9-vjeçare “Hasan Leka” Shumbat, Dibër
- Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Gjorgji” Radomire, Dibër
- Shkolla 9- vjeçare Selishte,Dibër
- Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani” Lishan i Poshtem,Dibër
- SHMB” Ajet Ndreu” Sllove, Dibër
- Shkolla 9- vjeçare ” Shemsi Haka” Dibër
- Shkolla 9- vjeçare ” Haki Sharofi” Dibër
- Shkolla 9- vjeçare Vrenjt Dibër
- Shkolla 9- vjeçare Grykë Nokë Dibër
- Shkolla 9- vjeçare ” Nazmi Rushiti” Dovolan Dibër
- Shkolla e Mesme e Bashkuar Arras Dibër
- Shkolla 9- vjeçare Pocest Dibër
- Shkolla 9- vjeçare Dohoshist Dibër
- Shkolla 9- vjeçare Majtarë Dibër
- SHMB “Nikoll Kaçorri” Dibër
- Shkolla “Arberia”, Bulqizë
- Shkolla “Rifat Manjani”, Bulqizë
- Shkolla “Shefqet Tançi”, Bulqizë
- Shkolla “Xhevdet Doda”, Bulqizë
- Shkolla “Asllan Keta”, Bulqizë
- Shkolla Demokracia, Bulqizë
- Shkolla “Ismail Jangulli”, Bulqizë
- Shkolla “Jashar Kola”, Bulqizë
- Shkolla “Ibrahim Daçi”, Bulqizë
- Shkolla “Man Jella”, Bulqizë
- Shkolla Gjorice e Siperme, Bulqizë
- Shkolla “Faslli Cami”, Bulqizë
- Shkolla “Elez Koçi”, Bulqizë
- Shkolla “Shaban Elmaz Ostreni”, Bulqizë
- Shkolla “10 Deshmoret”, Bulqizë
- Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë
- Shkolla e Mesme e Bashkuar Xibër Klos
- Shkolla 9- vjeçare Gurrë e Madhe Klos
- Shkolla e Bashkuar Shishtave Kukës
- Shkolla 9 vjeçare Kalimash,Kukës
- Shkolla 9-vjeçare Mamëz, Kukës
- Shkolla 9 vjeçare Orogjost, Kukës
- Shkolla 9-vjeçare Cinamakë, Kukës
- Shkolla Shën Mëri Kukës
- Shkolla e bashkuar Zapod, Kukës
- Shkolla 9-vjeçare Malqene,Ujmisht, Kukës
- Shkolla e Bashkuar Bushtrice, Kukës
- Shkolla 9-vjecare Topojan, Kukes
- Shkolla 9-vjecare Bardhoc,Kukes
- Shkolla Iballë, Pukë
- B “Llesh Nik Daka” Shënkoll Lezhë
- Shkolla 9-vjeçare “Kolec Mekshi” Tale, Lezhë
- B “Ndrec Ndue Gjoka” Fan, Mirditë
- Shkolla 9-vjeçare “Shtjefën Gjeçovi” , Kryezi, Pukë-Fushë Arrëz
- Shkolla 9- Vjeçare “Hamdi Mansaku” Tiranë
- SHMB “Bahri Nela” Tiranë
- Shkolla 9- Vjeçare “Zenel Bastari” Tiranë
- Shkolla 9-vjeçare “Vilëz” Tiranë
- SHMB “Tre Dëshmorët”,Trebinjë, Pogradec
- Shkolla 9-vjeçare Dunicë, Pogradec
- SHMB “11 Dëshmorët” Labinot Katund, Elbasan
- SHMB “Ibrahim Bozhiqi”, Qafe, Elbasan
- Shkolla 9-vjeçare Gur i zi, Elbasan
- Shkolla 9-vjeçare “Rame Karagjozi”, Qerret, Elbasan
- Shkolla 9-vjeçare Serice, Elbasan
- Shkolla 9-vjeçare “Isuf Deliu” Mollagjesh Elbasan
- SHB “Ibrahim Ceka” Funar Elbasan
- Shkolla SHMB Isak Alla Zgosht, Librazhd
- Shkolla 9-vjeçare “Kasem Zika” Librazhd
/k.s/j.p/