E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Prefekti Geca për ATSH-në: Situatë më e qetë nga dëbora në Kukës, rrugët të kalueshme

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Situata e motit për shkak të reshjeve të dëborës në qarkun e Kukësit është më e qetë.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Agron Geca tha për ATSH-në se “të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna për pastrimin e tombinave dhe kriposjen në ato segmente ku ka qenë e nevojshme”.

“Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente. Të gjitha rrugët janë të kalueshme me pajisje dimërore përveç rrugës që lidh njësitë administrative me rrugën nacionale”, tha Geca.

Prefekti Geca informoi se “i gjithë qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike përveç fshatrave Myhejen, Padesh, njësi administrative Tropojë, Bashkia Tropojë. 12 abonentë të fshatit Turaj, njësi administrative  Topojan, bashkia Kukës”.

Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Kukës.

/k.s/j.p/

.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›