E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA vijojne kerkimet per ish-policin vrases

Policia ne SHBA është vënë në kërkim të një personi të shumëkërkuar, ish polici që akuzohet për vrasjen e 3 personave.

Vrasësi serial është identifikuar si Christopher Dorner dhe është 33 vjeç. Ai dyshohet si autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së dy të tjerëve të enjten , ndërkohë akuzohet edhe për vrasjen e një çifti në fundjavë.

Forca të shumta policore, janë vendosur në zonën e Big Bear Lake, 128 kilometra në lindje të Los Anxhelosit. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonës të shmangin në maksimum daljen nga banesa e tyre dhe të kenë kujdes, pasi personi në fjalë lëviz i armatosur dhe paraqet rrezikshmëri të lartë.

33-vjeçari Dorner, një ish rezervist i ushtrisë amerikane, ka shërbyer në departamentin e policisë në Los Anxhelos nga viti 2005-2008, vit kur u shkarkua për deklarim të rremë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›