Përmirësohen kushtet atmosferike, të shtunën temperaturat deri në 25° Celsius

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e shtunë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe me vranësira kalimtare.
Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të fryjë me shpejtësi deri në 8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 11/22 | Diell re |
| Kukës | 9/20 | Diell re |
| Lezhë | 13/23 | Diell re |
| Dibër | 9/21 | Diell re |
| Durrës | 12/23 | Diell re |
| Tiranë | 12/24 | Diell re |
| Elbasan | 11/24 | Diell re |
| Berat | 12/24 | Diell re |
| Vlorë | 13/22 | Diell re |
| Korçë | 7/21 | Diell re |
| Gjirokastër | 8/23 | Diell re |
| Sarandë | 10/25 | Diell re |
/r.e/