Operatoret e telefonise celulare kerkojne rishqyrtimin e vendimit per licencen 3G
Pak dite perpara publikimit te dokumenteve zyrtare nga AKEP ne lidhje me tenderin e licences 3G operatoret e telefonise celulare AMC Eagle Mobile Vodafon Albania dhe Plus rane dakord qe te kerkojne zyrtarisht rishikimin e vendimit te qeverise per te dhene vetem nje licence. Rreziqet e nje favorizimi te nje ambienti monopolist dhe cmimi i larte hyres ne kuoten e 12.5 milione eurove jane shqetesimet e kompanive celulare qe operojne ne Shqiperi. Kater operatoret e licencuar te telefonise celulare ne Shqiperi kane mirepritur vendimin e qeverise per te shtyre perpara dhenien e licencave 3G ndonese ata besojne se kufizimi i dhenies se nje licence te vetme permes tenderit publik mund te rrezikoje procesin dhe te krijoje monopol ne tregun shqiptar. Kater operatoret jane te bindur se leshimi njekohesisht i kater licencave 3G kundrejt nje tarife te favorshme per te gjithe spektrin e vlefshem u sherben objektivave te qeverise dhe nevojave ne rritje te konsumatoreve per internet te shpejte me bande te gjere me qellim per te inkurajuar nje treg konkurrues dhe per te nxitur me tej investimet ne vend. Dhenia e kater licencave 3G ne te njejten kohe do te sjelle nje shumellojshmeri te produkteve dhe sherbimeve me cmime me konkurruese per qytetaret. Per me teper futja e rrjetit 3G do te ishte me e shpejte per mbulimin e te gjithe territorit te vendit. Shteti do te perfitoje me shume te ardhura per buxhetin nga tarifat e paguara nga te kater operatoret e licencuar dhe investimet e bera per teknologjine 3G nga keta operatore qe do te kene nje efekt pozitiv ne GDP dhe rritjen e nivelit te punesimit. Kater operatoret e telefonise celulare e shohin me keqardhje faktin e venies se nje tarife prej 12.5 milione Euro e cila bashke me investimin shtese qe nevojitet per futjen e rrjetit e ben jashtezakonisht te paarsyeshem per te justifikuar vendimet logjike per te investuar ne teknologjine 3G sikunder deshmon edhe eksperienca mbare evropiane. Shqiperia ka qene nismetare e zhvillimit te komunikimit celular ne vitet 1990-te por aktualisht renditet e fundit ne Evrope per sa i takon perhapjes se teknologjise 3G. Eshte mjaft e rendesishme qe qeveria te demonstroje vullnetin e saj politik per te pershpejtuar perhapjen e teknologjise 3G dhe per te hapur tregun me internet te shpejte pa krijuar pengesa te panevojshme. Per arsyet e mesiperme operatoret e telefonise celulare mbeten dyshues mbi kete vendim te qeverise. Si rrjedhoje perpara publikimit zyrtar te dokumenteve te tenderit kater kompanite e telefonise celulare i bejne thirrje autoriteteve shteterore te diskutojne me tej me te gjitha palet per arritjen e nje zgjidhje.
9 Shtator 2010