E Diel, 1 Nëntor 2026

Jaka Te mos diskriminohen investitoret vendas

Mbrojtja e investitoreve te huaj nuk duhet te sjelle diskriminim per ata vendas. Reagimi vjen nga Dhoma e Tregtise e Tiranes vetem nje dite pasi Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka marre ne shqyrtim nje draft ligj per mbrojtjen e investitoreve te huaj. Kerkesa e perfaqesuesve te biznesit eshte qe per ligje te tilla duhet marre me pare edhe mendimi i tyre gje qe ne kete rast thuhet se nuk ka ndodhur.

Ne rastin konkret ligji per mbrojtjen e investitoreve te huaj jo vetem qe nuk ka marre vendimin e Dhomes se Tregetise por me sa informacion kemi ne edhe Keshilli Konsultativ i biznesit nuk eshte mbledhur per te trajtuar dhe analizuar kete ligj. Nga ana tjeter ky ligj mbron interesat e investitoreve te huaj por ne nje fare menyre diskriminon interesat e investitoreve shqiptare te cilet po te jene subjekt i ketij ligji nuk mund te jene me te pakte se sa investitoret e huaj duke pare edhe ecurine dhe numrin e atyre investitoreve qe jane ne gjendje te kryejne investime te medha qofte ne turizem energji apo fusha te tjera te rendesishme tha kryetar i DHTI Nikolin Jaka.

Sipas procedurave ligjore eshte detyrim per hartuesit e ligjeve qe para kalimit te tyre ne qeveri ti diskutojna ata me perfaqesues te biznesit grupet e interesit si edhe ne keshillin konsultativ te biznesit.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›