E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta Ismajli Nuk dal me asnje mashkull...

Per here te pare kengetarja rrefen te verteten e ndarjes me te fejuarin me te cilin bashkejetoi per 6 vjet por per momentin ne jeten e saj nuk ka asnje mashkull...

Sa here qe takohemi me Genta Ismajlin planifikojme qe biseda te perfundoje per gjysme ore. Por kur fillojme koha iken aq shpejt sa harrojme oren. Genta gjithmone eshte e thjeshte dhe e sinqerte. Per here te pare kengetarja pranon te rrefeje te verteten e ndarjes me ish-te fejuarin e saj Milotin me te cilin bashkejetoi prej gjashte vitesh por duket se per momentin ne jeten e saj nuk ka asnje mashkull. Madje ajo mjaftohet duke thene se nuk po del me asnje djale por rri gjate gjithe kohes me tezen e saj...

Ndryshe nga heret e tjera kur keni qene e pranishme ne media kohet e fundit me pak. Pse

Kam qene e pranishme ne koncerte por arsyeja pse jo si me pare eshte sepse u shperngula ne Tirane per gjashte muaj.

Ju thoni se ka njerez qe bejne presion qe kenget tuaja te mos transmetohen cilet jane ata

As qe dua tia di. Jam e bindur se e meritoj te jem me shume e pranishme ne media kete kerkon edhe publiku pasi cdo dite marr qindra mesazhe nga adhuruesit.

A mendoni se ndarja me Milotin e ka demtuar promovimin tuaj ne publik

Absolutisht. Kjo nuk ka te beje me Milotin. Jeta ime private nuk perzihet me ate profesionale. Ajo eshte e kaluar dhe nuk kam deshire te flas per Milotin.

E dime qe nuk ju pelqen te flisni per te kaluaren por lexuesit duan te verteten...

Qe nga fillimi kam qene shume e hapur me publikun per gjithcka ka ndodhur ne jeten time. Ka nje vit qe jam ndare me Milotin.

Cili ishte shkaku

Thjesht kishim mendime te kunderta nuk gjetem mirekuptim dhe menduam se me e mira ishte ndarja.

U ndate me grindje apo ne heshtje

Shume miqesisht.

Flitet se ndarja ka ardhur per shkak te nje tradhtie te Milotit me nje modele te tjere thone se e keni tradhtuar ju. Ka pasur vertet tradhti ne kete ndarje

Ndarja ka ndodhur per shkaqe te tjera dhe jo per tradhti. Nuk kam fakte qe Miloti me ka tradhtuar.

Cila ishte fjala e fundit qe i keni thene njeri-tjetrit

Ka qene nje pershendetje normale sic mund te pershendeten dy persona te zakonshem.

A ju ka rastisur te takoheni

Po jemi takuar disa here rastesisht. Jemi pershendetur dhe asgje me shume.

Keni pasur ndonjehere telefonata apo mesazhe prej tij

Asnjehere.

Pas ndarjes cfare fjalesh keni degjuar qe ka thene Miloti per ju

Vetem fjale te mira. Nuk besoj se do te thote ndonjehere fjale te keqija per mua.

Keni bere me shume emer ju ne krah te Milotit apo ai ne krahun tuaj

Kemi qene bashke ne cdo kohe dhe e kemi ndihmuar njeri-tjetrin prandaj nuk me pelqen te bej krahasime te tilla.

Ju edhe keni bashkejetuar. Si kane qene gjashte vite bashkejetese

Natyrisht kemi kujtime te bukura por kur raportet tona filluan te merrnin kahe te kunderta erdhi ndarja.

A keni ruajtur ndonje dhurate apo ndonje sms nga Miloti

Jo nuk kam asgje.

Tani ku dhe me ke po jetoni

Me tezen time por muajt e fundit eshte kthyer nena ime nga Amerika dhe po banojme perkohesisht me qira ne Prishtine. Jemi duke ndertuar shtepi ne lagjen Marigona.

Jeni akuzuar per kenge te vjedhura eshte e vertete apo vetem xhelozi

Kenget e huazuara kane ndodhur dhe ndodhin kudo ne Ballkan. Jam tip qe shoqerohem me njerez e dua jeten dhe nuk kam xhelozi per askend.

Keni jetuar ne Amerike. Kush ju shtyu te ktheheshit ne Kosove

Ishte nena ime qe gjithmone me ka thene te vija ne Kosove per te filluar karrieren por ashtu edhe miqte e mi. Isha shume e re dhe kisha frike. Erdha pas 7 vitesh ne Kosove per te qendruar perkohesisht por publiku me beri te rri ketu.

Sa ishte pagesa e pare qe moret

Ka qene e njejta pagese qe marr edhe tani.

A jeni artistja me e paguar dhe sa eshte cmimi

Cmimin nuk besoj se e tregon askush ndersa nuk e di a jam apo jo me e paguara sepse nuk ua di cmimin kengetareve te tjere.

A ka pasur raste kur nuk ju kane paguar

Ne fillim ka pasur raste por vitet e fundit nuk me ka ndodhur.

Thuhet se keni filluar nje lufte me nje artist sa eshte e vertete

Nuk jam ne lufte me askend. Por a eshte dikush me mua Kete nuk e di sepse askush e ka deklaruar.

Kengen Game over flitet se ia keni kushtuar Dafina Zeqirit. Komenti juaj

Nuk eshte e vertete. Kohet e fundit kam degjuar kenge si Une jam nr. 1. Si mund te jete me i miri apo me e mira nje artist me nje kenge Publiku eshte ai qe vendos kush eshte numer 1.

Cili eshte raporti juaj me Dafina Zeqirin

Jo vetem me Dafinen por edhe me koleget e tjere kam raporte te mira.

Ka kaluar nje vit qe jeni ndare nga Miloti. A jeni singell

Njezet e kater ore rri me tezet e mia nuk kam as ku me dal as me ke te dal.

A ju ka ftuar ndonje person i thjeshte publik apo politikan per tu njohur

Jo. Nuk mund te mendoj te me therrase dikush ne telefon per njohje.

Duket se nuk ju intereson politika

I respektoj politikanet por nuk me intereson asgje me shume per te.

Keni publikuar 4 albume. A keni menduar ndonjehere nje koncert tendin

E kam enderr nje koncert dhe shume shpejt do ta bej. Kam dashur para 3 vitesh por nuk ishin te gatshem bashkepunetoret e mi.

Cilen pjese te trupit do te donit ta ndryshonit

Hem gishtat e kembes.

Kenget tuaja shiten edhe ne iTunes ne internet. Si po ecen shitja

Kenga Planet me eshte blere 63 here dhe se shpejti do te nxjerr ne shitje kenget shqip.

Keni premtuar nje kenge me kengetarin turk Cakim kur do ta realizoni

Cakim eshte ne Zvicer dhe sapo te kthehet ne Turqi do te udhetoj atje per te realizuar nje kenge.

Cilat jane projektet tuaja per kete vjeshte

Jam duke pergatitur disa kenge te reja. Njera eshte per femrat shqiptare dhe titullohet Numer 1.

Mbeti dicka pa u thene

Mendoj se folem shume...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›