Motori perplaset me nje taksi nje i vdekur

Nje aksident i rende ka ndodhur rreth ores 07:15 minuta tek Rruga e Elbasanit me pasoje humbjen e jetes se nje personi dhe nje te plagosur. Nje motor eshte perplasur me nje taksi pranë Pallatit te Brigadave. Drejtuesi i motorit ka humbur menjehere jeten, ndersa nje person i paidentifikuar eshte derguar menjehere ne spitalin Ushtarak dhe sipas mjekeve gjendja e te plagosurit eshte ne rrezik per jeten. Sipas grup te hetimit i cili mberriti menjehere ne vendngjarje, shkak i aksidentit te rende ka qene nje manover e gabuar e drejtuesit te motorit dhe shpejtesia e madhe tej normave te lejuara te dy mjeteve.