E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmirësohet situata në qarkun e Shkodrës- bie niveli i ujit, qindra shtëpi dhe mijëra hektarë toke dalin nga përmbytjet

Pas 2 javëve të vështira përmirësohet situata nga përmbytjet në Shkodër. Në ndryshim nga një ditë më parë rezulton 2060 ha më pak sipërfaqe toke të përmbytur dhe 480 shtëpi më pak. Ministria e Brendshme njofton se rrugët hyrëse të qytetit të Shkodrës janë bërë të kalueshme për automjetet, ndërkohë që situata është përmirësuar edhe në lagjet periferike Bahçallëk, Ajasëm, Kiras dhe “Salo Halili”. Nga rënia e ujrave janë mundësuar dhe lidhjet me rrugën automobilistike të disa fshatrave periferikë të Shkodrës, por ende mbetet i pamundur përshkrimi me makina i rrugëve që të çojnë në Velipojë, fshatrat përreth dhe në Shirokë. Rënie të nivelit të ujit ka pasur edhe në Liqenine Shkodrës, në të gjithë perimetrin e shtrirjes se tij. Ndërkaq vazhdon furnizimi me ushqime për banorët e izoluar, të cilët kërkojnë dhe fillimin e punës për evidentimin e dëmeve të shkaktuara dhe kompensimin sa më parë nga ana e shtetit. Normal paraqitet edhe furnizmi me drita dhe ujë të pijshëm. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›