Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul vlerëson Shqipërinë si pjesë të qenësishme të BE

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, takon Presidentin e Grupit të Partive popullore Europiane në Parlamentin Europian: “Opozita të heqë dorë nga bojkoti, të mbajë përgjegjësitë para elektoratit”“Për ne, Shqipëria është pjesë e Europës, është pjesë e qenësishme e saj dhe duhet absolutisht të hyjë në Bashkimin Europian”. Kështu është shprehur Joseph Daul, President i Grupit të Partive popullore Europiane në Parlamentin Europian gjatë takimit me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Biseda mes Kryetares së Kuvendit dhe zotit Daul u përqendrua në hapat e Shqipërisë në përafrimin e saj me BE-në, liberalizimi i vizave dhe bashkëpunimi ndërparlamentar. Kryetarja e Kuvendit falenderoi zotin Daul për mbështetjen e vazhdueshme duke shprehur bindjen në rritjen e bashkëpunimit në përshpejtimin e proceseve anëtarësuese të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në këtë fazë të re ku ndodhet Shqipëria.Topalli takon edhe zv/presidentin e Parlamentit Europian, Rouçek: “Jam kundër çdo bojkoti”Gjatë vizitës së saj, me një axhendë të ngjeshur në Bruksel, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u prit në një takim nga Zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, përfaqësues i grupit socialist në PE, Libor Rouçek. Një njohës i mirë i Shqipërisë gjatë viteve si raporter dhe në vijim, zoti Rouçek tha se vlerëson shumë hapat që Shqipëria ka bërë drejt BE-së si dhe për plotësimin e angazhimeve për liberalizimin e vizave. Pas takimit, zoti Ruccek i pyetur nga mediat për bojkotin e opozitës tha: “Unë jam kundër çdo bojkoti. Në një demokraci ne zhvillojmë zgjedhje, ndonjëherë fiton, ndonjëherë humb, por duhet të pranosh rezultatin.Parlamenti është zemra, është qendra e demokracisë”. Lidhur me liberalizimin e vizave zoti Ruçek tha se në vizitën e fundit të tij në Shqipëri ka parë punën e madhe të bërë për Kartat e Identitetit, pasaportat biometrike, sigurinë e kufijve, duke shprehur bindjen se liberalizimi i vizave për Shqipërinë do të ndodhë në korrik 2010....