E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unazat e zinxhirit të vjetër të nomenklaturës, që lexohen tek shfaqjet arrogante të Olta Xhaçkës

Absurdet s’kanë të sosur në botën e çudirave, në botën e Partisë Socialiste. Në konferencën për shtyp të radhës, socialistët ia besuan sulmin katodës së televizorit veprës akuzuese të Olta Xhaçkës. Si gjithmonë shënjestra është qeveria “Berisha” plus kësaj radhe i kishte rënë ministrisë së Energjetikës. Veçse nuk ka asgjë të re në këto akuza sepse janë po të njëjtat hartime të egoarkut Rama, të cilat një prej shtojzovalleve të PS riciklohen përditë.Fati kësaj radhe i ra për dreq rishtares politike Olta Xhaçka: një e ardhur në politikë si “Edus ex machina”, i cili po shfaqet pothuajse si një tip ashensori social e politik që shoqëron përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të socialistëve, ku në vend të intelektualëve u përzgjodhën disa shtojzovalle me cv prej Amerike. Natyrisht sistemi i vlerësimit të karrierës politike në partinë më të madhe opozitare është sipas tekave të kryetarit të gjithëpushtetshëm. Natyrisht është fakt biografik shumë interesant itinerari i vështirë që një shtojzovalle politike si Olta Xhaçka ka ndërmarrë derisa erdhe tek vatha e xhon-socialistëve.Mirëpo rruga pa semafor ishte e gjatë, edhe pse pa ndonjë gjë të veçantë në horizontin e ideve. Madje më shumë u përzgjodh pasi kishte në robdeshambrin e saj një sërë dekoratash të pamerituara kombëtare. Kuptohet vetiu se medalja numër një e Olta Xhaçkës është disi biologjike, meqë si mbesë e Servet Pëllumbit asaj i takon vendi automatikisht në PS. Së dyti një medalje ajo e ka si aktiviste “për të thënë Mjaft-kudo”, dhe së treti, asaj s’ kishte si mos i kontribuonte aventura e mblesërisë me Shemsie Kadrien. Shkurt, për “Nusen e piramidës Gjallica”; por - si “dulcis in fundo”, edhe si shoqe banke e partizanit të vogël Erion Veliaj, qeshi aveniri. E ardhur nga lëvizja “Mjaft”, sot çuditërisht Olta Xhaçka, konsiderohet ndër deputetet që Edi Rama ka një besim të plotë, duke nxjerrë në konferenca të vazhdueshme për shtyp për të sulmuar qeverinë. është e frikshme se si çdo faj dhe stres që kalon opozita të akuzohet qeveria. Treçereku i fjalive janë përçart, pa lidhje.Në këtë opozita hibride ku është e vërtetuar ndërthurja e politikës së vjetër (nomenklatura komuniste: Rama, Peza, Gjoni, Bushati, Shamku, Beqja, Ylli, Pëllumbi) me politikën e re (të nomenklaturës socialiste: Edi, Dashamir, Ditzi, dy Ilirat, Fideli dhe në fund Xhaçka), si unazat e zinxhirit komunist që izoluan realisht vendin me paranojat e tyre; kurse sot socializmi edvinist është i mbërthyer nga hipokondria, por me një fobi tjetër, hidro-energjetikën.Ndërkaq, kërpudha e re haluçinante që ka ngrënë PS-ja na prodhoi inskenimin grotesk, se meqë Edi Rama ishte me pushime luksi në Dubai, rrjedh se edhe ministri Prifti paska qenë në Turqi. Nuk është hera e parë që I Papranueshmi përdor figura femërore për të kompensuar mizogjinë e shpallur në shumë raste edhe publikisht. As nuk është paradoks përdorimi i disa zonjave të moshës së tretë socialiste (pasi kanë kaluar testin e lifting: një tërheqje lëkure) për të stisur skenarë dhe klishe artificiale....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›