Përmisohet niveli dhe cilësia e urbanizimit

Urbanizimi është një rrugë e pashmangshme për modernizimin e Kinës dhe një forcë e rëndësishme e zhvillimit të ekonomisë kineze në të ardhmen. Objektivi është që në pesë vjetët e ardhshëm përqindja e urbanizimit të popullsisë së përhershme duhet të arrijë në 65 %.
Gjatë pesë viteve të kaluara niveli dhe cilësia e urbanizimit të popullsisë u përmirësuan në mënyrë të qëndrueshme. Afro 100 milionë banorë të fshatit u zhvendosën në qytet. Në fund të vitit 2019, përqindja e urbanizmit të banorëve të përhershëm arriti në 60.6 %. 19 grupe qytetesh kanë mbi 75 % të banorëve të qyteteve në Kinë, të cilat kontribuojnë për mbi 80 % të GDP-së. Por në Kinë ekziston edhe problemi i urbanizmit të paekuilibruar.
Në pesë vitet e ardhëshme do të zhvillohet reforma e sistemit të regjistrimit të vendbanimit dhe do të garantohet që shërbimet publike të mbulojnë të gjithë banorët e përhershëm të qytetit. Në të njëjtën kohë, do të përmirësohet cilësia e mjedisi i qytetit dhe sistemi i tregut të banesave.