E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përnaska: PS të heqë kamerat nga qendrat e votimit

TIRANË- Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Lajla Përnaska deklaroi sot përpjekjet e Partisë Socialiste për të kontrolluar dhe manipuluar procesin zgjedhor.

Gjatë një prononcimi për mediat, Përnaska vuri në dukje se "kryetarët, zv.kryetarët dhe komisionerët e PS-së janë kapur në disa raste me stilolapsa me kamera, si në Shijak ashtu edhe në Tiranë, në qendrat e votimit të vendosura te Shkolla e Baletit, në kryeqytet".

Sipas saj, kjo është e kundraligjshme dhe është një nga elementët që mund të cënojë procesin zgjedhor". "Përdorimi i këtyre mjeteve brenda qendrave të votimit është totalisht e paligjshme", tha më tej Përnaska.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›