Shembje gurësh në tunelin e Kalimashit, bllokohet qarkullimi
AUTOSTRADA/ Mbrëmjen e së premtes rrjeta mbrojtëse në një hapësirë prej 300 metrash është rrëzuar
RRËSHEN- Vetëm një ditë pas përurimit të aksit Rrëshen - Kalimash nisin problemet në tunelin e Kalimashit. Rëniet e gurëve brenda tunelit kanë shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve për rreth 20 minuta dhe vetëm ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të firmës që po merret me ndërtimin e rrugës ka bërë që të rikthehet sërish qarkullimi dhe që automjetet të vijojnë rrugën e tyre.
Në orët e vona të mbrëmjes së të premtes është njoftuar se pjesa e pabetonuar brenda tunelit kishte sjellë probleme. Rrjeta mbrojtëse e vënë brenda në tunel është shkëputur duke shkaktuar si pasojë edhe rënie të gurëve.
Burime zyrtare të Ministrisë së Transporteve, si dhe burime nga firma bënë të ditur pak para mesnate se shkak për një incident të tillë ka qenë një kamion i cili ka qenë duke lëvizur brenda tunelit. Sipas këtyre burimeve, kamioni me tenda të hapura ka kapur rrjetën e vendosur në një gjatësi rreth 300 metra brenda tunelit (ende e pabetonuar) dhe e ka shkulur atë.
Si rrjedhojë ka pasur rënie të gurëve ccka ka ccuar edhe në bllokimin e qarkullimit për rreth 20 minuta, deri në ndërhyrjen e plotë të punëtorëve dhe në rifillimin e lëvizjes së automjeteve.
Të pyetur lidhur me bllokimin e rrugës, fillimisht burimet zyrtare të firmës ndërtuese janë shprehur se nuk ka pasur aspak probleme me qarkullimin, ndërsa kanë vijuar se në zonën e cila nuk është betonuar ende ka pasur "rënie guriçkash" çka është konsideruar si normale. I njëjti fakt është pohuar fillimisht edhe nga zëdhënësja e policisë.
Aksi rrugor Rrëshen - Kalimash u përurua ditën e enjte nga kryeministri Berisha, i cili e cilësoi këtë ndërtim si një nga arritjet më të mëdha të qeverisë shqiptare në këto katër vjet.
Nxitimi për ta përuruar tunelin para zgjedhjeve duket se ka qenë edhe një nga shkaqet që ka sjellë hapjen e tij pa përfunduar ende betonizimi i të gjithë tunelit (bëhet fjalë për një zonë rreth 300 metra), si dhe rrezikun për incidente.
Në orët e vona të mbrëmjes, Ministria e Transporteve është shprehur se shkak për rënien e rrjetës mbrojtëse ka qenë një kamion me tenda të hapura, i cili ka kapur rrjetën