E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përndoqi të miturën për një vit dhe i mori para, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar një 35-vjeçr, i cili përndiqte një të mitur duke e kanosur për t’i marrë para.

Pas kallëzimit të bërë nga familjarës e së miturës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan me iniciativë shtetasin E. G., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Bazuar në kallëzimin e familjarëve dhe në provat e siguruara gjatë hetimit, ky shtetas dyshohet se e ka përndjekur të miturën, përreth 1 vit, dhe duke e kanosur, i ka marrë asaj, një shumë të konsiderueshme parash.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›