Përpara se të mburret, Basha duhet të kërkojë ndjesë
Gjatë kohës që Edi Rama ishte ende kryetar i Bashkisë Tiranë, disa herë ka përsëritur kërkesën që Këshilli Bashkiak të miratojë buxhetin vjetor, pjesë e të cilës ka qenë edhe pajisja me autobusë të rinj e linjës së vetme urbane të mbetur pa rinovuar, ajo Kinostudio- Kombinat. Dihet se buxheti i bashkisë së Tiranës u sabotua për tri vite rresht, kështu që kjo bashki skishte të drejtë të lëvronte fonde për blerjen e autobusëve. Ideja e Ramës qe që kjo linjë kryesore të mbeteshe publike, pra në varësi të bashkisë së Tiranës. Ai se kishte për gjë që, ashtu siç rinovoi gjithë linjat e Tiranës duke ua dhënë subjekteve privatë, ta bënte këtë edhe për linjën Kinostudio- Kombinat, linjë e cila lidh lindjen dhe perëndimin e qytetit.
Fakt është që gjatë periudhës së qeverisjes së qytetit nga Rama, Tirana u lidh në të gjitha nyjet e saj me linja urbane, me autobusë komodë që si gjen as në vendet e rajonit, për të cilën janë dëshmitarë gjithë banorët e qytetit.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha, gjatë fushatës elektorale këtë linjë e premtoi se do e bënte me tramvaj dhe në asnjë rast si përmendi autobusët.
Tani, pas afro 2 vjetësh në krye të bashkisë së Tiranës, linjën e vetme publike ia dha privatit dhe del e mburret që premtimin e dhënë në fushatë e bëri realitet.
Nëse vërtet Basha kishte këtë plan, nuk kishte pse i mbushte me ëndrra gjithë banorët e këtij aksi shumë të rëndësishëm duke u premtuar tramvajin dhe skishte pse të priste 2 vjet që ta privatizonte.
Dhe së fundi, të tregohet më i përmbajtur kur thotë që u realizua vetëm kur Bashkia i ktheu sytë nga qytetarët. Sepse, përpara se të thotë këtë, duhet tu kërkojë tri herë ndjesë qytetarëve që e përdorin këtë linjë:
E para, kur sia dha mundësinë të kenë autobusë komodë këtu e 5 vjet më parë me bllokimin e buxhetit bashkiak.
E dyta, me vonesën afro 2 vjeçare (qysh nga zgjedhja e tij) për të vënë autobusë të rinj.
E treta, me dështimin për ta mbajtur si publike këtë linjë.
