E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti politik i Ismail Qemalit që nuk realizua asnjëherë

Nga Lavdosh Ahmetaj

lavdoshiPërpara Konferencës së Paqes, një ndjenjë e fortë përgjegjësie dhe dëshire për të kontribuar me të gjitha mënyrat në favor të çështjes shqiptare kishte zënë vend veçanërisht në atmosferën e të gjithë lobimeve të shqiptarëve kudo në botë. Në këtë vorbull përgjegjësie historike e gjen vetën edhe Ismail Qemali.
Por, natyrisht, ai nuk ishte një aktor politik si gjithë të tjerët. Një përgjegjësi të shtuar i vinte mbi shpatulla roli i tij në historinë e Pavarësisë shqiptare. Për këtë arsye, Ismail Qemali duket që nuk ia lë përpjekjen e vet rastësisë apo ndjekjes pasive, por përpiqet që të rakordojë përpjekjet e veta dhe të bashkëpunëtorëve të vet në një plan të studiuar dhe të programuar në një fare mënyrë.
Po ku konsiston plani i Ismail Qemalit, në funksion të të cilit ai përpiqet të vendosë të gjitha akseset e veta?
Tre synime mund të përmbledhin ketë plan modest politik, që përbën edhe fokusin e përpjekjeve të Ismail Qemalit në shërbim të çështjes kombëtare në prag të Konferencës së Paqes në Paris:

1.    Veprim i përqendruar, energjik dhe i shpejtë i gjithë veprimtarëve për prezantimin me një gjuhë të të drejtave kombëtare shqiptare përpara Konferencës së Paqes.
Në një letër që Ismail Qemali i kishte drguar (M 7 tetor 1918) Mihal Gramenos në SHBA, i tërhiqte vëmendjen se çasti që po kalonte Shqipëria ishte shumë kritik dhe se kauza kombëtare do të pësonte dëme të mëdha nëse shqiptarët nuk do të kryenin detyrat e tyre si shërbyes të Atdheut. Ai në prag të Konferencës së Paqes kërkonte të nxiste shqiptarët kudo që ishin të bashkoheshin dhe të qëndronin me të gjitha forcat në mbrojtje të të drejtave të tyre, duke lënë çdonjërin nga shqiptarët të lirë të vepronte për shpëtimin e kombit sipas pikëpamjeve përkatëse.
Në ketë kontekst, Ismail Qemali nga Madridi, n fillim t tetorit 1918, tërhiqte vëmendjen se detyra jonë imperative është sot ti vihemi punës pa mëri dhe pa përtim për të vënë themelitë e të drejtave tona politike dhe për ti vulosur me vulën e Konferencës së Paqes( AQSH. F. Ismail Qemali. Dosja nr 1. Madrid, 7 tëtor 1918, f. 5.).
Por, në mënyrë që ky qëllim të sigurohej dhe koordinohej, ishte i nevojshëm dakortësimi për një marrëveshjeje programore. Për këtë ai planifikoi të shkojë në Romë ku do të kërkonte mbështetje për këtë qëllim.
Në letrën që i dërgon Sevasti Dakos më 17 nëntor 1918, ai flet për këtë plan si një domosdoshmëri pr t vendosur veprimet kombëtare n baz kohe kaq t rrezikshme dhe ti japim fund programit.
Po në ketë letër tregohet se ky nuk ishte vetëm plan. Hapa konkrete ishin hedhur nga ana e tij duke marrë miratimin e Italisë për zgjedhjen e gjashtë delegatëve nga Shqipëria, të cilët, mbasi të bashkoheshin me delegatët e Ameriks, t ven n Paris pr ti propozuar Konferencës kërkesat dhe t drejtat e Shqipris. Në krye të këtij delegacioni do të ishte një kryetar me tre sekretarë. Detyra e tyre do të ishte që të ndodheshin në kohë n Konferencn e Paqes dhe, duke qenë të mirëpërgatitur ose, siç shprehet ai në letër, të prikosur me dituri pr çështjen kombtare të kishin mundësi të bënin paraprakisht propagandën e duhur për promovimin e qëllimeve kombëtare shqiptare.

2.    Ngritja e një qendre për koordinimin e përgatitjeve promovuese para Konferencës
Më 26 nëntor 1918 Ismail Qemali informohet se ishte zgjedhur delegat i Partis Politike Kombtare. Në këtë rrethanë, ai menjëherë i dërgon letr kryetarit t Partis Politike Kombtare n Amerik ku e njeh me projektin e organizimit t nj qendre koordinuese me qëllim përgatitjen e organizuar të situatës para Konferencës.
Ai mendonte q n Europ duhej t kishtë nj qendr e cila t ishte e prbrë nga dy delegat t zgjedhur nga Partia Politike Kombëtare dhe dy t zgjedhur nga Ismail Qemali. Kjo qendr do t kishte tre shkrues t gjuhve shqip, anglisht dhe frngjisht në mënyrë që materialet promocionale dhe informative që do të prodhoheshin prej saj të ishin tregjuhësh Për të arritur një rezultat maksimal të propagandës. Vihet re gjithashtu kujdesi i Ismail Qemalit Për krijimin e një fryme mirëkuptimi midis grupimeve të ndryshme politike, e cila do të përforconte efektin e ketyre parapërgatitjeve. Kështu, ai shprehet se nj marrveshje e papar do t jet mes ksaj qendre dhe qendrave t Ameriks e t Londrs pr bashkëpunim. Me qllim q t mos jepet shkak pr ndonj grindje mes tonëve (Gazeta Albania, Worçerstër, 28 nndor 1918, f. 2 (Zoti Kryetar i Partis Politike)..
Puna e Qendrës do të konkludonte me botimin e një buletini frngjisht-anglisht me informacion mbi Shqiprinë dhe synimet kombetare të saj. Ajo gjithashtu do të prkujdesej pr të ndërtuar marrdhënie të mira me agjensit, t cilat menaxhonin shtypin e Europs dhe Ameriks, me qëllim botimin dhe shpërndarjen e librave q do t prezantonin historin, politikn, etnografin dhe gjeografin e Shqipris, me pamje ilustruese dhe harta n gjuhn frngjisht dhe anglisht.
Ismail Qemali kishtë parashikuar deri edhe se si do të servireshin këto libra, duke u pajisur me një preface prej shkrimtarsh elitare dhe duke u botuar prej editorsh t mirënjohur n Paris dhe Londr. Kjo, sikurse shprehet ai, do të siguronte nj reklam t madhe.
Ky, në fakt, ishte edhe një nga shqetësimet kryesore të delegatve. Ata ndjenin rrezikun e madh të zbehjes së forcës se drejtësisë së kauzës së vet përmes propagandës së sofistikuar të faktorëve të jashtëm që rrethonin politikisht çështjen shqiptare, kryesisht të sponsorizuara nga vendet fqinjë që kishin interesa në Shqipëri.
Kështu, po ti referohemi artikujve të shkruar nëpër gazetat e kohës, si në Shqipëri ashtu edhe në vendet e tjera, të bie në sy fakti se delegacioni i shqiptarëve ishte përballur me teza nga më armiqësoret, të cilat ishin përpunuar me kujdes në mënyrë që të krijonin imazhin e keq për Shqipërinë dhe shqiptarët. Pikërisht, këtyre situatave dhe kësaj luftë i referohej kjo pikë e planit të Ismail Qemalit.

3.    Paraprirja e pengesave teknike dhe financiare.
Pengesat e delegacionit për tu prezantuar në Konferencën e Paqes ishin hera-herës edhe teknike. Shumë artikuj të përgatitur nga intelektualët shqiptarë, të cilët i paraqisnin për botim në redaksi të ndryshme të gazetave europianë, përballeshin me tarifa botuese nga më të lartat. Kjo gjë ishte e thjeshtë për tu kuptuar: kur pak kohë ndante nga Konferenca e Paqes në Paris, delegacionet e shteteve t interesuara kishin përgatitur terrenin propagandistik dhe e kishin mundësinë që, përballë një delegacioni shqiptar të dobët nga pikëpamja financiare dhe pa përkrahje (ose me përkrahje shumë të dobët) të luanin fort edhe me mjete të tjera duke krijuar pengesa artificialisht.
Por jo vetëm kaq. Për koordinimin e punës dhe vendosjen e kontakteve midis delegatve të grupimeve të ndryshme politike shqiptare brenda dhe jasht Shqipris, ishte shpesh herë e nevojshme organizimi i takimeve të të gjithëve në një vend për të përgatitur e rënë dakord për një qëndrim të përbashkët. Por kjo gjë bëhej e vështirë pasi jo të gjithë anëtaret e delegacioneve kishte mundësi financiare të përballonin shpenzimet e udhëtimit e akomodimit. Vet Ismail Qemali, një nga figurat më me reputacion politik edhe në qarqet politike europiane, e kishte vështirë të lëviztë nga një kryeqytet në tjetrin, sepse nuk kishte arritur të sigurontë mbështetjen financiare. Në letrën që Ismail Qemali i dërgonte në SHBA Sevasti Dakos nga Madridi, më 17 nntor 1918, flet edhe për këtë mungesë fondesh për të lëvizur drejt Amerikës. Konkretisht, ai thekson se po të kisha marrë të hollat, do të hidhesha gjer aty për një marrëveshje të plotë me partinë dhe me të gjithë at

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›