Përpjekjet për autorësinë e krimit morën një mësim

“Ky vendim ka një dimension human për familjarët dhe të afërmit, është i një dimensioni kombëtar për shqiptarët që mbështetën me përpjekje të pandërprera çlirimin e Kosovës, për të rënët që bënë sakrificën sublime, për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për rolin dhe imazhin e saj në betejat për të mbrojtur qenien shqiptare nga një makineri shfarosëse dhe për të fituar lirinë. Përpjekjet e pandërprera për të krijuar konfuzion në lidhje me autorësinë e krimit dhe të viktimës për qëllime politike duhet të ketë marrë një mësim”, thuhet në urimin e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani .
Në këtë urim thuhet se popujt e rajonit duhet të shikojnë nga e ardhmja e përbashkët duke lënë pas të shkuarën, por pa e harruar atë. Harresa dhe, aq më keq shtrembërimi i të shkuarës mund ta cënojnë të ardhmen tonë, sepse nuk na garantojnë se tragjeditë e së shkuarës nuk do të përsëriten. Drejtësia e paanshme është garancia më e mirë për të ndërtuar themelet e forta të ardhmërisë sonë. /Kosovapress/