Përplasen 3 makina, tre të vdekur, 8 të plagosur

Pamje nga aksidenti i rëndë në Gjirokastër
GJIROKASTER- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e nëntë të tjerëve është shënuar në aksin Gjirokastër- Kakavijë.
Tre makina, një Ford me targa TR 6415 T, një Furgon me targa GJ 253 A dhe një Reno Clio me targa GJ 1348 B, janë përfshirë në një përplasje të fortë.
Nga aksidenti mësohet se ka mbetur i vdekur, Tahir Bitri, doktor në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Viktima tjetër është një grua e identifikuar si, Sose Nikolla, 70 vjeçe, nga Golemi, pasagjere ne furgon. Të plagosurit jane transportuar per ne spital, ndersa 2 prej tyre jane ne gjendje me te rende per jeten.
Ende nuk janë të qarta shkaqet që kanë çuar në këtë aksident të rëndë, ndërsa policia po punën për zbardhjen e plotë ngjarjes .