E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen dy makina, vdes gruaja 52-vjeçare, një i plagosur

LEZHË- SHKODËR - Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin Lezhë - Shkodër. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe pasagjerja e mjetit tip 'Skoda', Drane Ndreka, 52 vjeç ka humbur jetën.

Ka qenë pikërisht automjeti tip 'Skoda', ai që i ka prerë rrugën automjetit 'Renault', drejtuesi i të cilës është plagosur dhe është dërguar në spital. Aksidenti raportohet se ka ndodhur te kryqëzimi i Gjadrit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›