E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Unë e kam një zakon të vjetër

VLORË-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka treguar sot gjatë bashkëbisedimit me pedagogë e mësues se diplomat janë bërë aq të shumta dhe të thjeshta për t’u marrë sa kjo histori që ua solli si shembull.

“Unë kam një zakon të vjetër. Në orën 12 të natës marr një taksi dhe i hip dhe i them shoferit, jepi nisu dhe fol. Taksistët janë barometër i mirë për të folur. Por nuk po gjej më taksist pa diplomë. Ky i fundit tha mora master për juridik. Në mëngjes tha marr kalamajtë e pronarit i coj në shkollë, gruan e tij në shoping. Tani e mora masterin do marr dhe doktoraturën. Me një fjalë problem i madh, ky i diplomave”, tha Rama duke iu referuar faktit se diploma nuk të shërben për punësim.

Por teksa e dëgjoje Ramën, më shumë se diploma, ajo që të mbetet në mendje është fakti se kryetari i opozitës bën xhiro me taksi në mesnatë dhe se xhiron e përdor për të dëgjuar hallet e popullit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›