E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy mjete në Librazhd, në gjendje të rëndë dy motra

Një aksident me pasojë plagosjen e dy shtetaseve ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin rrugor Elbasan – Librazhd. Burime të policisë lokale bënë të ditur se “një mjet me targa greke NEM 2769, ka parakaluar në mënyrë të gabuar një autobus të linjës Tiranë- Korçë, me targa TR 1342P, duke u përplasur me një mjet tjetër me targa italiane AD 220 R". Sipas burimeve, ka qenë manovrimi i shpejtë i drejtuesit të autobuzit që ka bërë të mundur shmangien e një tragjedie në këtë aks rrugor.Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve  me targa greke dhe italiane kanë mbetur të dëmtuara rëndë dy motrat  Valmira dhe Valbona Rama, përkatësisht 35 dhe 30 vjeç. Pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e rrethit të Librazhdit, dy motrat janë dërguar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për një mjekim më të specializuar. Mendohet që shkak i aksidentit të jetë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit me targa greke. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›