E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në datën 21 zhvillohet gjyqi ndaj Aldo Bares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar datën 21 Korrik për të nisur procesin gjyqësor në ngarkim të Alfred Shkurtit, i njohur me emrin Aldo Bare, i akuzuar si kreu i "Bandës së Lushnjës".  Vendimi është marrë nga kjo Gjykatë,  pas formimit të trupit gjykues të çështjes ndaj tij, i cili përbëhet nga pesë gjyqtarë. Disa ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi veçimin e çështjes ndaj Aldo Bares nga ajo e të akuzuarit tjetër të "Bandës së Lushnjes",  Enver Dondollaku, i cili u procedua me formën e gjykimit të shkurtuar. Aldo Bare akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si organizatori dhe drejtuesi  i "Bandës së Lushnjes", e cila akuzohet për një sërë ngjarjesh  të rënda kriminale, ndër to, disa vrasje të ndodhura vite më parë në Shqipëri. Aktualisht,  Aldo Bare ndodhet i arrestuar në Turqi, ndërsa autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e tij në vendin tonë. Shumë nga të akuzuarit si anëtarë të kësaj bande kriminale, janë arrestuar gjatë këtyre katër viteve të fundit në disa operacione të organizuara nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Disa nga të pandehurit e kësaj bande tashmë janë dënuar nga drejtësia, ndërsa të tjerë, janë nën procedimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›