Perplasen makinat ne rruge 9 persona ngelin te plagosur
ELBASAN - Perplasjet e makinave ne rruge kane sjelle plagosjen e nente personave. Dy aksidente ndodhen ne harkun e dy oreve ne Elbasan dhe si pasoje kane ngelur te plagosur disa persona. Aksidenti i pare ndodhi ne rrugen Elbasan-Tirane pikerisht ne kthesat e Krrabes. Nje furgon me targa te Tiranes por qe po shkonte ne Gramsh eshte perplasur me nje makine tip Benz me targa te Elbasanit. Ne kete ngjarje ngelen te plagosur kater te plagosur. Nuk ka kaluar shume kohe kur ne Peqin jane perplasur dy makina te vogla. Aksidenti ndodhi perballe Komisariatit te Policise se Peqinit dhe aty mbeten te lenduar rende pese persona mes te cileve dhe gra.
AKSIDENTI I PARE
Kater persona u plagosen rende nje dite me pare rreth ores 1140 gjate nje aksidenti rrugor te ndodhur ne aksin Elbasan-Tirane ne vendin e quajtur Qershite. Burime te Policise se Elbasanit bene te ditur se si pasoje e aksidentit mbeten te plagosur shtetasit Qani Kullolli 55 vjec drejtues i furgonit me targa TR 028 A Roland Kusi 26 vjec drejtues i nje mjeti tip Benz me targe EL 2728 C si dhe dy persona te tjere qe ndodheshin ne furgon me iniciale S. H. 48 vjec dhe D. V. 66 vjec. Sipas burimeve te aksidentuarit jane transportuar drejt spitalit te Elbasanit. Mesohet se ne vendin e ngjarjes ka shkuar nje grup hetimor. Sipas tyre shkak i aksidentit eshte shpejtesia tej normave te lejuara nga ana e mjetit tip Benz qe humbi kontrollin per shkak dhe te reshjeve te shiut.
AKSIDENTI I DYTE
Dy makina jane perplasur perballe Komisariatit te policise ne Peqin. Ngjarja ka ndodhur ne oren 1300 te dites se djeshme dhe ne aksident jane perfshire 5 persona. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur uniformat blu si dhe nje grup hetimor. Ata kane bere te ditur se mjeti me targa TR 8385 L me drejtues shtetasin Bezat Xhepa 48 vjec banues ne Tirane eshte perplasur me makinen tjeter me targa greke KZH 9481 me drejtues Pavlo Treska banues ne Korce. Si pasoje e ketij aksidenti jane demtuar rende dy drejtuesit e mjeteve si dhe bashkeshortet me inicialet Sh. Gj. D. Gj. banues ne Peqin si dhe bashkeshortja e drejtuesit te mjetit me targa te huaja. Te 5-te te demtuarit jane derguar per ne spitalin kirurgjik Elbasan per te marre ndihmen e pare mjekesore. Aktualisht sipas policise gjendja e tyre eshte e rende. Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe hetoir shkaqet e aksidentit. Nga te dhenat e para mesohet se ngjarja ka ndodhur per shkak te lageshtires dhe shpejtesise se automjeteve.
Pranga nje shqiptari i akuzuar per vrasje gjate nje grabitjeje
ATHINE - Pranga nje 27-vjecari shqiptar per vrasje ndersa ne kerkim eshte dhe nje tjeter nje shqiptar si dhe nje nje grek. Keta akuzohen se kane vrare nje te ri per ti grabitur nje shume te vogel parash. Ngjarja ndodhi disa dite me pare ne lagjen Agjio Panteleimona Athine kur nje emigrant nga Pakistani shkoi per te dorezuar porosine qe i kishin dhene vrasesit. Emigranti punonte ne nje restorant kur nje person ka telefonuar per te dhene nje porosi. Sapo fatkeqi emigrant ka shkuar te dorezoje porosine e ka kuptuar qe ka rene ne priten e disa grabitesve dhe ka tentuar te largohet por ishte teper vone. Tre persona qelluan me arme dhe e vrane 37-vjecarin emigrant. Prej disa ditesh policia helene ishte vene ne kerkim te te dyshuarve por dje ka mundur te ndaloje vetem nje prej tyre. I riu shqiptar eshte shoqeruar ne polici ndersa vazhdojne kerkimet per gjetjen e dy te tjereve njeri prej tyre grek dhe tjetri shqiptar. Gjate dites se sotme emigranti i arrestuar emri i te cilit nuk eshte bere i ditur do te dale para gjykates ku do te njihet me akuzat e ngritura ndaj tij.
21 Tetor 2010