E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i FMN-se Borxhi publik do te rritet ne dy vitet e ardhshme



Fondi Monetar Nderkombetar vlereson se borxhi publik i Shqiperise eshte ne nivele shqetesuese dhe do te vazhdoje te rritet edhe ne dy vitet e ardhshme pavaresisht zotimit te qeverise per uljen e tij. Ne nje raport te hollesishem mbi ekonomite europiane FMN parashikon se diferenca mes shpenzimeve te qeverise dhe te ardhurave qe ajo do te mbledhe nga taksat do te jete kete vit 4.1 per qind e Produktit te Brendshem Bruto. Ky nivel deficiti ne kushtet e nje rritje te ngadalte ekonomike sipas FMN-se do e rrise serish borxhin publik te vendit nga 59.5 per qind qe ishte ne fund te 2009 ne 60.6 per qind. Ekspertet e Fondit vleresojne madje se kurba ngjitese e borxhit publik do te vazhdoje edhe ne vitin 2011 kur pritet qe ai te arrije ne rreth 61.9 per qind e PBB-se. Vete qeveria pasi ndoqi dy vitet e kaluar nje politike te deficiteve te larta e vene nen presionin e FMN-se eshte zotuar qe deri ne vitin 2013 qe perkon dhe me fundin e mandatit te saj ta ule borxhin ne 54 per qind. Por me ritmet e ngadalta te rritjes ekonomike qe priten gjate viteve ne vazhdim dhe ecurise se dobet te te ardhurave ne buxhet ulja e borxhit sipas eksperteve do te jete e veshtire.

Borxhi
Te dhenat zyrtare tregojne se detyrimet financiare te Shqiperise ndaj vendeve te tjera po rriten nga viti ne vit. Raporti i FMN-se i cili ben nje analize te hollesishme te borxhit te jashtem veren se detyrimet e Shqiperise krahasuar me vitin 2003 jane rritur me 2.6 here.
Ne fund te vitit 2009 borxhi i jashtem bruto i vendit arriti ne 3.3 miliarde euro nga te cilat gjysma i perket qeverise ndersa pjesa tjeter eshte borxh i marre nga sektori privat. I shprehur ndaj Produktit te Brendshem Bruto borxhi i jashtem ze aktualisht 38.2 per qind te PBB-se. Edhe pse ky tregues quhet i qendrueshem per sa kohe eshte poshte nivelit 50 per qind shqetesimi lidhet me faktin se ne Shqiperi ky tregues po shfaq rritje te vazhdueshme. Vetem ne 6 vjet borxhi i jashtem bruto u rrit ndaj Produktit Kombetar me 13.1 per qind duke kercyer nga 25.1 per qind e PBB-se qe ishte ne vitin 2003 ne 38.2 per qind ne fund te vitit te kaluar. Nese borxhi i jashtem do te vazhdoje te rritet me keto ritme edhe gjate viteve ne vazhdim shume shpejt Shqiperia mund te afrohet ne kufijte kritike. Nese pas viteve 2000 borxhi i jashtem i vendit eshte rritur mesatarisht me 200 milione euro ne vit ne dy vitet e fundit ai u rrit me gati 1.3 miliarde euro.

Buxheti 2011
Projektbuxheti i vitit 2011 duhet te kishte kaluar me kohe ne qeveri por ardhja e misionit te FMN-se ne fund te ketij muaji e shtyn miratimin e tij. Ekspertet e Ministrise se Financave jane ne pritje te grupit negociator te FMN-se dhe nuk mund te hedhin asnje hap para ndersa mbetet pezull niveli i deficitit buxhetor qe do te vendosin per vitin 2011. Ne Uashington jane zhvilluar takime intensive mes pales shqiptare te perfaqesuar nga ministri dhe zevendesministri i Financave guvernatori i Bankes se Shqiperise dhe drejtori i Borxhit me drejtuesit me te larte te FMN-se te perfaqesuar nga z. Portugal. Ardhja ne Tirane e FMN-se behet ne kuader te rishikimit dhe vleresimit te situates makro-fiskale. Pra qeveria shqiptare duhet te konsultohet me pare me FMN-ne. Ajo cfare ndryshon me vitet e kaluara eshte se tashme pala shqiptare ka dore te lire ne vendimmarrje dhe nuk eshte e kushtezuar te caktoje parametrat buxhetore ne kembim te huave qe jep FMN-ja.

Shkurt/////////////////////////
Te premten hapet tuneli i dyte ne Kalimash

Tuneli i dyte i Kalimashit do te hapet kete te premte duke bere qe levizjet te behen lirshem ne kete tunel. Burime nga Ministria e Transporteve thane se punimet ne galerine veriore kane perfunduar duke perfshire edhe sinjalistiken kamerat e sigurise dhe cdo gje tjeter. Pas hapjes se tunelit te dyte udhetaret nuk do te ndalen me ne te dyja anet e tunelit per shkak te kalimit te automjeteve vetem nga nje korsi. Me hapjen e tunelit te dyte kompania turko-amerikane Bechtel-Enka mbyll perfundimisht punimet e kesaj rruge pas tre vitesh punime. Bechtel-Enka do te shperngulet drejt Kosoves per tiu bashkangjitur kantierit te ngritur atje per vijimin e ndertimit te autostrades nga Morini drejt Prishtines dhe me tej. Tuneli Thirre-Kalimash dhe anasjelltas i hapur ne nje masiv shkembor ka dy hyrje veriore dhe jugore me nga 5.6 kilometra secila.

QKR synon zgjatjen e afatit per te regjistruar nje biznes

Afati i regjistrimit te bizneseve do te zgjatet. Qendra Kombetare e Regjistrimit eshte duke pergatitur disa ndryshime ne ligj me qellim qe bizneset vendase por edhe ato te huaja te kene me shume dite afat per te realizuar kete proces. Ndryshimet do te kalojne ne formen e propozimeve per shqyrtim dhe miratim ne qeveri dhe me pas ne Kuvend. QKR-ja e cila mundeson regjistrimin e biznesit brenda nje dite nga 49 dite qe ishte me perpara afati. Por ne rast te pezullimit te aplikimit QKR-ja e njofton aplikantin per arsyet brenda nje dite nga marrja e aplikimit per regjistrim nepermjet nje dokumenti te leshuar nga sistemi i informatizuar ne cdo sportel sherbimi. Aplikanti ka afat 15-ditor per plotesimin ose ndreqjen e elementeve qe pengojne regjistrimin. Aktualisht sherbimi i regjistrimit te nje biznesi mundesohet ne 29 bashki dhe dy dhoma tregtie.

Sindikatat kerkojne marreveshje me qeverine

Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise i kerkon qeverise nenshkrimin e nje marreveshjeje tripaleshe qeveri-sindikate-punedhenes pasi sipas tyre dialogu social me ekzekutivin eshte bllokuar. Sindikalistet u mblodhen per te marre nje vendim rreth qendrimit qe do te mbajne ndaj qeverise. Kryetari i BSPSH-se Gezim Kalaja tha se qeveria ka qendruar ne heshtje ndaj kerkesave te sindikalisteve. Sipas tij nuk eshte marre asnje mase per funksionimin normal te Keshillit te Larte te Punes. Sindikalistet deklaruan se nuk do te lejojne rritjen e cmimit te energjise te ujit dhe te produkteve te shportes ushqimore. Ata gjithashtu kerkuan permiresimin e nivelit te jeteses se punonjesve duke rritur standardet dhe garancine e punes dhe rritje te pages minimale ne shkalle vendi.

Mbeturinat deri ne 2025-n do te riciklohen 50

Ministria e Mjedisit ne strategjine e saj ka saktesuar se edhe pse prodhimi i mbetjeve ne Shqiperi eshte nen nivelet mesatare krahasuar me tregun e BE-se ambienti eshte me i ndotur per shkak te nivelit te ulet te perpunimit. Ne gjithe vendin prodhohen 853 mije tone mbetje ne vit dhe vetem 7-10 e tyre aktualisht riciklohen. Tirana kryeson ne prodhimin e mbetjeve me rreth 256 mije tone ne vit cka perkon me 1.5 kg mbetje ne dite per fryme. Drejtori i Politikave ne Ministrine e Mjedisit Pellumb Abeshi ka sqaruar se deri ne vitin 2025 Shqiperia duhet te arrije riciklimin e 50 te mbetjeve ne vend. Ministria e Mjedisit ka rishikuar legjislacionin per menaxhimin e mbetjeve ne vend i cili do te kaloje per pak kohe edhe ne tryezen e Keshillit te Ministrave. Ne kete projektligj kerkohet qe mbetjet te klasifikohen dhe diferencohen qe ne burim.

21 Tetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›