Kriza ndertuesit greke frike nga recesioni
Me 23 te produktit kombetar bruto me te drejte ndertimi cilesohet si lokomotiva e ekonomise greke. Por tani me krizen ne thellim e siper ajo gati sa capitet neper shinat me rrezikun e nje blackout-i me te gjere. Sot kete lokomotive e kane ndaluar dhe nuk marrin asnje mase per zhvillimin tha per DE presidenti i Unionit grek te Ndertuesve te Godinave Dhimitris Kapsimalis i cili sheh nje triptik shume te zymte Apartamente pa banore biznesmene pa para dhe ndertues pa pune.
Dega e ndertimit paralizohet
Shifrat jane shokuese. Vetem ne Athine dhe Pire kane dy vjet qe rreth 200.000 apartamente nuk po gjejne bleres kurse 1000 kantiere ndertimi ne te gjithe vendin kane heshtur. Investimet per sivjet jane ulur rreth 40 dhe sipas Bankes se Greqise gjate periudhes janar-gusht jane kryer vetem 12.000 transaksione bankare per ndertimin nga 70.000 qe kryheshin mesatarisht per cdo vit para krizes. Kapsimalis ka frike nga nje rritje e re e taksave te tjetersimit te pronave nga fillimi i vitit tjeter ne kuoten 30 te vleres se tyre qe sipas tij do te jete edhe goditja perfundimtare e deges se ndertimit. Do te kalojme ne nje recesion te vertete dhe mos-ndertim banesash te reja me pasoja te pallogaritshme per rreth 1 milion te punesuar direkt ose indirekt ne ndertim- shpreh shqetesimin ai.
Biznesmenet greke te pakenaqur me bankat
Ndertimi po paguan haracin me te madh te krizes. Biznesmeni i imigracionit Kristo Tona nuk e fsheh pezmatimin e tij Po marr shembullin tim. Kam nje ndermarrje ndertimi. Para nje ose dy vjetesh kisha nje xhiro ekonomike 1.5-2 milione euro ne vit ne ndertim ne te gjithe sektoret. Xhiroja ka rene tani ne 250-300 mije euro. Tona shperthen kunder bankave qe nuk e leshojne me parane ose sic thote tregojne dhembet e kapitalizmit monetar dhe mundohen te mbledhin gjithcka ne doren e tyre. Bankat kane ne dore nje rubinet dhe nuk e mbyllin pak nga pak qe te lajmerojne njerezit se po pritet uji por e mbyllen nje here e mire. Kristoja nuk e fsheh se ka marre kredi dhe nuk eshte cudi qe nje pjese te pasurise se hipotekuar ta humbase ne kete krize qe ai per veten e tij e quan krize likuiditeti por jo edhe psikologjike apo frike qe mund te jete per te tjeret.
Solidaritet ne krize
Kristo Tona nuk ka pushuar asnje person nga personeli i tij. Une nga natyra jam optimist. Mundohem te ndajme ne menyre kolektive aq pune sa kemi edhe aq leke sa kemi duke filluar te shkruaje secili cfare nuk ka marre nga ndermarrja me shprese se nje dite do te hapet puna. Kristo Tona ka besim se mund te filloje nga e para me kapitalin e pervojes qe ka. Nje optimizem qe e ndan me gjithe ekipin e tij ne kantierin e ndertimit te nje banese ne Korinth 150 km larg rezidences se tij.
Pershtypjet e emigranteve shqiptare
Ne si ndermarrje nuk jemi edhe aq keq- thote Fadil Vulaj nga Shkodra marangoz prane Kristos per 14 vjet qe nderkohe i vjen keq qe shume nga patriotet nuk gjejne pune dhe ikin per Shqiperi. Ne Shqiperi nuk iki tani per tani. Ishalla behet me mire- thote dhe Ramazan Mema nga Elbasani qe e konsideron veten me fat pavaresisht se merr vetem nje pjese te parave me shpresen se do te kaloje kriza e flamosur dhe do te marre edhe pjesen tjeter te punes se kryer. Per gurgdhendesin Pellumb Metushi nga Fieri guri nuk gdhendet kollaj por edhe kriza nuk kalohet lehte. Dihet ajo. Veshtiresi ka kudo. Dhe ne Shqiperi. Nuk eshte vetem ne Greqi kriza. Per shume te tjere gjerat jane akoma me te veshtira kur 1 ne cdo 11 banore sipas nje studimi te Universitetit te Athines siguron ushqimin nga racionet falas te kishes dhe bashkise. Si ndertuesi tashme i papune Spiro Strati nga Saranda. Kam 12 vjet qe kam punuar ne kalluposje. Kam tre vjet pa pune. Vijme verdalle. Vijme ketu se skemi ku hame buke. Nuk e di se si do te perfundoje kjo pune. Ndertimi sic i punesoi po keshtu edhe i cpunesoi imigrantet qe tani shtojne me shume se cdo kategori tjeter radhet e te papuneve. Presidenti i Federates se Ndertuesve te Greqise Janis Pasullas shpjegon se nga 115.000 ndertues te siguruar 70.000 jane te papune. Ndaj shohim kohet e fundit qe nje pjese e kolegeve imigrante vecanerisht koleget shqiptare marrin rrugen e kthimit per ne atdheun e tyre- thote Pasullas i cili sheh dhe nje rryme tjeter emigrimi ate te ndertuesve greke drejt Rusise Rumanise dhe vendeve arabe.
Marre nga Dojce Vele
Autor Niko Anagnosti/Athine
Abuzimet me fondet e bujqesise BE gjobit me 344 milione euro Greqine
Komisioni Europian ka gjobitur me nje shume prej 344 milione eurosh Greqine pasi ka zbuluar se per 10 vjet qeverite kane abuzuar duke financuar bujqesine ne menyre te paligjshme. Lajmi eshte publikuar nga e perditshmja greke Ta Nea sipas te ciles Athina duhet te paguaje detyrimin per financimet e paligjshme qe qeverite e meparshme kane ndermarre ndaj bujqve gjate viteve te fundit. Hetimet e para u kryen per financimet e viteve 2004-2007 ndersa Komisioni deklaroi se do te verifikonte te gjitha financimet e periudhes 1997-2010. Pervec penalizimit me gjobe Athina zyrtare kercenohet me detyrimin per ti kthyer arkes se perbashket europiane financimet totale qe i jane bere sektorit te bujqesise dhe qe konsiderohen si te paligjshme. Keto para u jane dhene bujqve gjate dhjetevjecarit te fundit. Ekspertet kontrollore te Komisionit vleresojne se shuma e financimeve te parregullta tejkalon shifren e 1.3 miliarde eurove. Dhe sipas te gjitha gjasave nese kjo gje ndodh listes se gjate te borxheve te vendit do ti shtohet edhe 1 pike perqindje gje qe e con deficitin e brendshem te vendit ne mbi 16 te GDP-se. Financimet me te medha jane dhene ne menyre te paligjshme prej qeverise se Karamanlisit pak perpara zgjedhjeve parlamentare dy here te fituara prej Demokracise se Re. Gazeta Ta Nea shkruan se Karamanlis dhe ekipi i tij dhane para per te perfituar ne zgjedhje por haracin do ta paguajne taksapaguesit greke per shume vite te tjera. Ne krye te listes se financimeve te paligjshme thuhet se nje pakete prej 500 milione eurosh eshte dhene per bujqit pak para zgjedhjeve te 2006 edhe pse komisioni e kishte paralajmeruar qeverine helene se finacimet per kete sektor ishin te jashteligjshme. Pas publikimit te lajmit per gjoben qe i eshte vendosur Greqise prej Komisionit ministri i Bujqesise Kostas Skandalishis deklaroi se vendit nuk i mbetet rruge tjeter vecse ti bindet vullnetit te Komisionit.
BE taksa te reja per bankat
Prej kohesh Bashkimi Europian ka menduar te vendose nje tarife te vecante nje lloj takse per bankat. Plani eshte diskutuar nga Komisioni per Tregun e Brendshem dhe u konfirmua dy muaj me pare nga vete Komisioneri i BE-se Michel Barnier sipas te cilit ne seline e BE-se po thuren planet per nje takse mbi propozimin e mbeshtetur nga kancelari britanik George Osborne. Koalicioni qeverises ne Britani ka thene se mund te kete dy taksa te reja mbi bankat njera mbi huate dhe tjetra mbi fitimet. Grupi tjeter qe e kundershton kete pohon se taksa re qe pergatitet per te gjitha bankat ne Europe presupozohet te vihet vetem mbi te ardhurat e tyre. Barnier njofton se ai beson qe te gjitha vendet e BE-se duhet te vendosin nje takse gati identike te re mbi bankat.
Serbi inflacioni do te tejkaloje 8 perqindeshin
Zyrtare te Bankes Popullore te Serbise parashikojne se inflacioni ne Serbi deri ne fund te vitit do te tejkaloje tete perqindeshin e projektuar. Guvernatori i kesaj banka Dejan Shoshkic tha se rritja e cmimit te produkteve ushqimore me se shumti ndikon mbi inflacionin dhe i njejti do te mbartet edhe ne fillim te vitit te ardhshem. Ai pret qe inflacioni te filloje te stabilizohet madje nga mesi i vitit te ardhshem kur kjo do te duhej te zbrese ne 4.5 per qind. Guvernatori serb vlereson se rritja e BPV-se ne vitin 2010 do te arrije 1.5 per qind gjate vitit te ardhshem do te ngjitet ne 3.5 per qind ndersa ne vitin 2010 ai mund te rritet ne pese per qind.
21 Tetor 2010