E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen makinat, plagosen katër persona

POGRADEC- Kater persona kane mbetur te plagosur ne nje aksident qe ndodhi mengjesin e sotem ne aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Sipas te dhenave te para te policise ngjarja ndodhi ne afersi te fshatit Bulgarec, ku dy automjete u përplasen me njëra tjetrën.

Policia qe shkoi ne vendin e ngjarjes ben me dije se te lenduarit jane identifikuar si shtetasit Romeo Agolli, Sokol Shore, Andrea Foto dhe Sotir Beti.

Ata jane transportuar në spitalin e Korçës per te marre ndihmen e nevojshme mjeksore, ndërkohe qe grupi hetimor i ngitur per kete rast po heton per shkaqet e aksidentit. Dyshimet e para flasin per shpejtesi te madhe qe levizjes se automjeteve, por pritet mbyllja e ekspertizes per te dale ne nje perfundim zyrtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›