E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon ne KQZ numerimi i fleteve te votimit te komunes Shale

Përfundon në KQZ në Tiranë numërimi i fletëve të votimit të komunës Shalë të rrethit të Shkodrës, ku fitues rezulton kandidati i PS-së, Bal Vuksani me 644 vota, ndërsa Dedë Tonaj nga koalicioni i djathtë me 642 vota.

Për të tretën herë në këtë komunë, u zhvilluan të dielën zgjedhjet për kryetarin e kësaj njësie zgjedhore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot të numërojë vetë fletët e votimit të kësaj komune.

Zgjedhjet e mbajtura më 8 maj në këtë komunë u shpallën të pavlefshme nga KQZ, e cila kërkoi përsëritjen e tyre më 31 korrik.

Por, mosmarrëveshjet mes përfaqësuesve të dy partive, PD dhe PS, penguan zhvillimin e procesit, i cili u shty për më 21 gusht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›