Minatorët para ACR: Kushtet, ose nisim protestat
BULQIZE- Pas nje dite thuajse te qete rikthehet tensioni ne minieren e Bulqizes. Grevistet, familjare dhe te tjere mbeshtetes te tyre qe prej ores 07.00 te mengjesit te sotem jane vendosur para zyrave te ACR-se dhe kane nisur protestat.
Ata nuk kane pranuar te nisin punen, nese me pare nuk nenshkruajne marreveshjen e kerkuar me firmen koncensionare, e cila pranoi se do te plotesoje kerkesat e tyre qe nga rritja e pages e deri ne permiresimin e kushteve te punes.
Minatoret kercenojne se nese nje gje e tille nuk ndodh sot, ata do t’i rikthehen greves dhe pershkallezimit te protestave.
Vetem nje dite me pare, administratori i ACR-së Giga Bedineishvili u dërgoi minatorëve edhe marrëveshjen, qe pretendonte nenshkrimin jo ne prani te kreut te konfederates, Kol Nikolla. Por nje gje e tille u hodh poshte nga minatoret qe deklaruan se ai ehste perfaqesuesi ligjor i tyre.