E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen makinat, plagosen policët e grupit të gatshëm

PUKË- Tre persona, mes të cilëve dy agjentë policie kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor që ndodhi mëngjesin e sotëm. Ngjarja, sipas burimeve policore ndodhi në Qafën e Malit, në rrethin e Pukës, kur janë përplasur dy automjetet me të cilët udhëtonin policët dhe një tjetër shtetas me një makinë me targa të Kosovës. Ndërkohë që dy policët kanë qenë duke udhëtuar me makinën e grupit të gatshëm.
Për momentin nuk bëhet të ditura as shkaqet e aksidentit e as identiteti i të plagosurve, por theksohet vetëm se ata janë dërguar në spitalin rajonal ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›