Zgjedhjet, KQZ shqyrton sot ankimimet për Qarkun e Shkodrës
TIRANË-Komisioni Qendror Zgjedhor shqyrton sot ankimimet e subjekteve politike për qarkun e Shkodrës. Në rend dite janë parashikuar shqyrtimi i ankimimit të Partisë Socialiste, Demokratike dhe PDK-së, të cilat kontestojnë numërimin në disa zona.
Sipas kërkesë ankesës së dorëzuar që më parë në KQZ, socialistët kundërshtojnë vendimet e komisioneve të zonave të administrimit të zgjedhor nr 40. 41, 42, 43 dhe 44.
Ndërkohë, krahas kësaj, PS-ja kërkon edhe ndryshim të vendimit të KQZ-së për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për këtë qark, duke ankimuar në këtë mënyrë të gjithë rezultatin e këtij qarku.
PD-ja kundërshton vendimin e ndërmjetëm të vetëm një KZAZ nga 5 që ka gjithsej qarku i Shkodrës si dhe kërkon ndryshimin e vendimit të KQZ-së për rezultatin përmbledhës.
Ky qark do të përfaqësohet në Kuvend me 11 mandate dhe sipas rezultateve paraprake 7 mandate janë fituar nga koalicioni Aleanca e Ndryshimit dhe 4 mandate nga Bashkimi për Ndryshim.