Përplasen tre mjete, aksidentohet 37-vjeçarja
Një mjet tip “Ford”, me targë EL 526 A, ka goditur në pjesën e pasme një zetor bujqësor, që kishte të rimorkuar një makinë bujqësore. Si pasojë e goditjes, makina bujqësore u shkëput nga mjeti. Plagoset nje 37 vjecare
ELBASAN-Një aksident, me pasojë plagosjen e një shtetaseje, ka ndodhur në orët e vona të një nate më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Papër. Burime të policisë lokale bënë të ditur se një mjet tip “Ford”, me targë EL 526 A, ka goditur në pjesën e pasme një zetor bujqësor, që kishte të rimorkuar një makinë bujqësore. Si pasojë e goditjes, makina bujqësore u shkëput nga mjeti, duke goditur mjetin tip “Volsvagen” me targë PG 4018 B, që ishte duke kaluar në këtë aks rrugor. Si pasojë e përplasjes së tre mjeteve u dëmtua shtetësja Alketa Isufi, 37 vjeç, e cila u dërgua menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe është nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip “Ford”, shtetasin Mustafani Hyseni, i cili akuzohet për veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
(d.b/BalkanWeb)