Përplaset makina, 1 viktimë, tre të plagosur
TIRANË- Ka nisur me aksident automobilistik mëngjesi i sotëm. Një automjet është përplasur me një kamion dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Sauk.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar për aksidentin, për të zbuluar shkaqet e tij. Viktima, që ndërroi jetë fill pas përplasjes, sipas policisë ende nuk është identifikuar. Ndërkohë të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.