Nis zyrtarisht fushata elektorale edhe 30 dite nga zgjedhjet lokale

Perfaqesuesit e dy koalicioneve jane shperndare dje ne qytete te ndryshme duke celur zyrtarisht fushaten zgjedhore. fare ndodhi dje ne Tirane Vlore Fier dhe Lezhe.
Dje ka nisur zyrtarisht afati 30 ditor i percaktuar per fushaten elektorale per zgjedhjet e 8 majit. Ndonese prej kohesh partite politike kane nisur takimet e tyre elektorale dhe shfrytezojne te gjitha hapesirat e mundshme per te propaganduar ligjerisht fushata nisi dje. Ne Kodin Zgjedhor percaktohen rregullat se si duhet te funksionojne partite politike dhe menyren e organizimit te fushates.
Keshtu qe ne te gjithe Shqiperine do te nise vendosja e posterave ne vendet e caktuara nga autoritetet vendore reklamat televizive sipas orareve te percaktuara dhe pasqyrimi i fushates do te behet nga mediat vetem gjate edicionit informativ.
Kjo e fundit do te vendoset nen vezhgim nga Bordi i Medias i ngritur posacerisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per arritjen e nje balancimi per partite politike.
TIRAN
Kandidatet per kryetar bashkie te kryeqytetit Edi Rama dhe Lulzim Basha kane vijuar fushaten e tyre elektorale. Kreu aktual i Bashkise ishte i pranishem tek parku i fushes se aviacionit ne kryeqytet per te inspektuar punimet. Kjo dite eshte nje arritje e enderruar fale nje pune te mire. Tani ne Tirane qytetaret kane edhe nje park tjeter per te kaluar kohen e lire. Ky park do rrise cilesine e mjedisit te paster ne kryeqytet- deklaroi Rama gjate takimit me banoret. Ndersa kandidati per PD-ne Lulzim Basha zhvilloi nje takim me studente duke u premtuar tyre se ne rast te fitores duke nisur nga viti i ardhshem akademik te 80 mije studentet e Tiranes do te kene karten e studentit. Kjo karte sipas tij do tu mundesoje studenteve disa lehtesira si ne transportin publik ashtu edhe ne frekuentimin e institucioneve kulturore por edhe ne sherbime te tjera publike dhe private qe ofrohen ne Tirane.
VLOR
Kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika i cili rikandidon nen siglen e Aleances per te Ardhmen ka zyrtarizuar dje hapjen e fushates elektorale. Ai ka vecuar si nje nder prioritetet e tij 100-vjetorin e shpalljes se Pavaresise krijimit te shtetit shqiptar duke deklaruar publikisht nismen e Bashkise dhe te tijen personalisht qe keto dy vjet te jene vitet per ta transformuar qytetin e Vlores ne lartesine e vlerave dhe peshes qe ka ne historine e popullit tone. Ndersa Kryeministri Berisha ne diten e pare te fushates elektorale zyrtare ndodhej ne qytetin e Vlores per te prezantuar kandidatin e te djathtes Ardian Kollozi. Kryetar bashkie ne Tirane ne kater vitet e shkuara nuk ishte Edi Rama por Sali Berisha. Duhet ti them ketij zoterie se tipar themelor dallues midis njeriut te qyteteruar eshte pergjegjesia qytetare ndaj dhe zoti Rama ne kete fushate te garantoj se nuk do merrem me ty - deklaroi Berisha.
FIER
Ne rrethin e Fierit fushata eshte celur ne komunen e Topojes dhe me pas ne komune Dermenas. Ne te dyja takimet ka marre pjese edhe deputeti i PD-se Sokol Olladashi si dhe prefekti i Fierit Bujar Hasa. Ne Dermenas koalicioni Aleanca per Qytetarin ka prezantuar kandidatin Fadil Selaci i cili kandidon per here te dyte. Deputeti Olldashi gjate ceremonise se prezantimit theksoi se komuna Dermenas eshte ne nga me te rendesishmet dhe Fadil Selaci eshte kandidati i duhur pasi eshte nje sherbetor i denje dhe i perkushtuar per kete komune. Ai ka theksuar dhe arritjet e ketij koalicioni per heqjen e vizave i cili nuk ishte thjesht nje premtim elektoral. Fadil Selaci garon ne zgjedhjet e 8 majit perballe kandidatit te PS Viktor Fasko. Ne komunen Dermenas do te votojne 9000 zgjedhes dhe jane vendosur 14 QV shumica e te cilave ne ambiente publike.
LEZH
Koalicioni Aleanca per te ardhmen ka hapur dje ne Lezhe fushaten elektorale per zgjedhjet lokale te 8 majit. Pas takimit te zhvilluar ne Kurbin lideri i PS Edi Rama ka prezantuar ne sheshin Gjergj Kastrioti Skenderbeu kandidatet e koalicionit te majte qe do te garojne per 21 njesite vendore te Lezhes Mirdites dhe Kurbinit. Jam krenar qe 4 vjet pas zgjedhjes se nje kryetari qe iku ne drejtim te paditur kthehem ne Lezhe per te prezantuar fitimtarin Gjoke Jaku. Edhe atehere kishte vetem nje fitimtar ne Lezhe dhe ai ishte Gjoke Jaku. Ne ate kohe ishim ne nje koalicion me LSI dhe per kete arsye i hapem rruge kerkeses kembengulese te Ilir Metes per nje kandidat te tij ne Lezhe. Pa Gjok Jakun dhe mbeshtetjen e tij Bashkia e Lezhes nuk fitohej dot- tha dje Rama. Kreu i PS kujtoi edhe Aleks Niken lezhjanin qe humbi jeten ne demonstraten e 21 janarit. Vota e 8 majit eshte mundesia qe gjithsecili ti thote Saliut kurre me me vrasje kurre me tradhti kurre me korrupsion kurre me dhune. Vota eshte e vetmja arme per te marr hak ndaj plumbave te 21 janarit- deklaroi lideri i opozites se bashkua Edi Rama.