E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatoset qe na duhen

Fatos Kongoli mund te mos kishte thene asgje. Nuk kishte pse ta trazonte jeten sidomos kete te tanishmen. Nje vit me pare vendlindja Elbasani e kishte nderuar me Qytetar Nderi.
Prej vitit 1992 kur botoi romanin I humburi eshte nderuar dhe perkthyer ne shume gjuhe tri here fitues i cmimit vjetor per librin me te mire ne proze fitues i cmimit nderkombetar Ballkanika 2002 fitues i cmimit me te larte letrar ne Shqiperi Penda e Arte ne 2004 dhe romanet e tij si Lekura e qenit Bolero ne Vilen e Pleqve Jete ne kuti te shkrepeses etj. kane pasur vleresimin e lexuesve pervecse te kritikes.
Por 67-vjecarit ende i sembonte ne shpirt ajo qe kishte bere plot tri dekada me pare kur me deshmine e tij kishte ndikuar ne perndjekjen e kolegut qe me pas kreu disa vite denimi.
Nuk beri dicka te papare ne bote.

Ne 2007-en keshtu beri edhe Gunter Grass. Kishte marre Nobelin e Letersise ne 1999-en kishte shijuar por do te jetoje edhe me nje jete te qete ne pleqeri te thelle aktualisht 83 vjec. Por nuk duroi me dhe e tha.
Asgje e tmerrshme per kohen kur kishte qene i ri vendlindjen e tij Gjermanine dhe momentet kur ishte perlyer. Ishte trajnuar si qites tanku dhe luftoi deri ne momentet e fundit te rrenimit te nazizmit ne maj 1945 ne radhet e divizionit Frundsberg deri sa ra ne duart e forcave amerikane.

Gras e beri te njohur te shkuaren e vet naziste ne gazeten The New Yorker ndersa nje vit para kesaj ne BBC shfajesohej Kjo u ndodhte shume prej bashkemoshatareve te mi duke thene se angazhimi i tij asokohe ishte nje sherbim pune dhe vetem kur kishte shkuar ne Drezden e kishte mesuar se bente pjese te trupat SS. Per shume historiane biografe dhe gazetare rrefimi i Gras ishte konsideruar shume i vonuar sepse kishin kaluar 60 vite dhe ai nuk mund tia hidhte kaq lehte moralisht.

Por me ne fund ai ishte cliruar me veten ishte i gezuar se si kishte pasur ne mirekuptimin dhe afeksionin e familjareve ne ato momente te veshtira. Ishte i cliruar nga nje brenge e madhe te cilen e kishte mbajtur brenda shpirtit disa dekada.
Sot ndokush do te thote se Kongoli u pendua shume vone por ne mund te krenohemi me Gunter Grasin tone.
Ai i Gjermanise priti gati dy dekada pas renies se murit te Berlinit hapjes se dokumenteve te ish-STAS-it dhe ku askush nuk u perndoq kur u hapen qindra mijera dosjet e regjimit totalitar ne ish-RDGJ.
Ky i yni duhet perkrahur sepse eshte nje ze i vetem ne shkretetire. shte vetem njeri prej atyre qindra mijera te perlyerve kush me pak e kush me shume te gjithe fatose te partise dhe te popullit syte dhe veshet e regjimit.
Askush prej tyre nga ata qe dhane ndonje deshmi e deri te ata qe firmosen denime me burgime dhe me vdekje ende nuk ka bere mea culpa. Perkundrazi kane bere per dy dekadat e shkuara edhe te perndjekurin antikomunistin dhe disidentin edhe pse mbi ta jane gjynahet qe nuk mund te lahen kollaj dhe qe i mbajne ndryre ne shpirtrat e tyre.

Prej disa ditesh Shekulli po boton njeren prej dosjeve te pergjakura te regjimit komunist. Ate te Hysen Shoshorit ketij disidenti qe ngre akuza. Dje eshte botuar edhe nje pjese e dosjes se tij mbushur me emra dikur funksionare te shtetit komunist.
Ata sot mund te thone se Bene detyren sepse ashtu ishte regjimi dhe viktimat e tyre ishin kundershtare te diktatures se proletariatit. Ashtu si Gunter Grasi qe e bene vegel te makinerise vrasese naziste.

Por asnjeri prej tyre nuk gjeti forcen dhe kurajen qe te hiqte nga shpirti ate barren e rende te perlyerjes ne krime dhe ndeshkime. As edhe njeri prej firmosesve te denimit te Shoshorit qe sot gdhihet dhe ngryset avokat i popullit ndersa familjaret e nje viktime te tij ekzekutuar nga regjimi per demtim te pasurise socialiste bejne edhe greve urie sepse nuk i gjejne eshtrat per ti dhene nje varr te dashurit te tyre.

Fatos Kongoli e hoqi nje barre te rende nga shpirti dhe sic thote edhe vete kete eshte munduar te beje me penen e tij dalengadale per te jetuar me se fundi i qete dhe pa brenga duke pranuar ate pjese te erret te te shkuares.
Shume te tjere ata qe prej 20 vitesh vetem sa kane pasur mundesine te ndryjne apo te zhdukin dosjet e tyre personale duhet te marrin shembull nga Gunter Grasi yne per ti dhene nje shans dekomunistizimit te vendit ndarjes perfundimtare me nje kaste qe ka lyer duart me gjakun e shpirtrave antikomuniste. Ketij vendi fatose te tille i duhen ndryshe do te shkojne ne ate bote me shpirtrat qe u kane vdekur dekada me pare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›