Perplaset me transportuesin e droges plagoset polici grek

Një punonjës i policisë greke është plagosur lehtë pas përplasjes me transportues droge në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë në territorin e Kakavijës. Sipas informacioneve policore, janë sekuestruar 70 kg marijuanë nga operacioni i kryer nga policia greke ndërkohë që janë arrestuar 4 shtetas, midis tyre një 32-vjecar shqiptar. Në vendin e quajtur Kalpaqi, policia greke i ka bërë me shenjë ndalese një makine. Drejtuesi nuk i është bindur thirrjes së policisë, por ka rritur shpejtësinë, duke përplasur mjetin me të cilin udhëtonin efektivët grek. Si pasojë një polic grek është plagosur lehtë, ndërkohë që është bërë e mundur edhe ndalimi i makinës ku është sekuestruar marijuana. Në automjet udhëtonin 1 shqiptar 32-vjear identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije dhe 3 persona të huaj, një i ri një grua dhe një shtetase në moshë të re romune.