E Shtunë, 31 Tetor 2026

U arratis ne Gjermani, i lire ne Tirane

Artan Cena

Edhe pse ka qene nje nga personat e cilesuar me "kartele te kuqe", i arratisur nga nje burg i Gjermanise ku mbahej per akuzen e trafikut te droges, policia e Tiranes e ka zbuluar vetem pas shtate vitesh prane Kopshtit Zoologjik. Kostandin Fezo, 34 vjec, eshte kapur ne rrugen "Komuna e Parisit", oret e para te mengjesit te djeshem, ndersa eshte perplasur me uniformat blu, duke i sulmuar dhe tentuar arratisjen. Por, disa predha ne ajer te agjenteve kane shmangur nje deshtim, duke i vene prangat super te kerkuarit per droge. Burime zyrtare te policise thane, per gazeten "KJ", se "jane detyruar qe te qellojne ne drejtim te tij, per ta prangosur, pasi i kerkuari eshte larguar nga vendi me nje makine tip "Mercedes Benz". Fezo mesohet se ishte arratisur nga vendi i vuajtjes se denimit ne Oldenburg te Gjermanise. Ngjarja ka ndodhur me 7 prill te vitit 2001.

Operacioni per arrestimin e befasishem te Kostandin Fezos eshte organizuar dje ne oret e para te mengjesit, ne rrugen "Komuna e Parisit", prane Kopshtit Zoologjik ne Tirane. Policia tha se, "ndaj te prangosurit, Gjykata e Tiranes, ka dhene masen e sigurise "arrestit me burg", ne mungese, per vepren penale "prodhim dhe shitje te narkotikeve". Operacioni per arrestimin e tij, ishte organizuar nga efektivet e Seksionit te Luftes Kunder Droges, nderkohe qe figuronte ne listat e Interpolit si i arratisur shtate vjet me pare nga nje burg gjerman ne Oldenburg. Sipas policise, per prangosjen e tij, ishte organizuar nje operacion blic, por 34-vjecari Fezo, ka tentuar te largohet, duke rrezikuar dhe jeten e efektiveve qe ishin pjesemarres ne aksion. "Fillimisht, gjate nderhyrjes se forcave, i kerkuari ka bere rezistence ndaj bluve, duke i kundershtuar me dhune, si dhe duke tentuar te largohet me automjetin e tij, me targe TR 0241 I", thane zyrtare te policise per gazeten. Me qellim prangosjen dhe shmangien e nje arratie e me pas deshtimit te operacionit, gjate nderhyrjes efektivet kane qelluar me arme ne drejtim te automjetit, pasi ky i fundit ka rrezikuar seriozisht jeten e punonjesve, ku fatmiresisht nuk ka asnje te demtuar.

Emri i Kostandin Fezos nuk rezulton i njohur vetem nga policia shqiptare, pasi figuron ne listat e disa vendeve evropiane si i dyshuar per trafik narkotikesh. "Ne baze te dosjes se mberritur nga autoritetet e Interpolit gjerman, pergjate viteve 1996 deri ne vitin 2000, ne bashkepunim edhe me persona te tjere, ne kete vend dhe ne disa shtete te tjera te Evropes, Fezo ka trafikuar lende narkotike te llojeve te ndryshme", tha nje zyrtar i policise. Per kete shkak, 34-vjecari ishte denuar ne Gjermani, nga ku ishte arratisur ne vitin 2001. Autoritetet gjermane kishin vendosur per Kostandin Fezon masen e sigurise "arrest ne burg". Policia ka sqaruar dje se "perdorimi i armeve te zjarrit nga forcat policore pjesemarrese ne kete operacion eshte mbeshtetur ligjerisht ne nenin 3, pika 1, germa b, paragrafi numer 3 te ligjit numer 8290, te dates 24 shkurt te vitit 1998". Kurse materialet hetimore i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Tiranes. Gjithashtu burimet kane bere te ditur se dhe nga Gjermania ka ardhur nje dosje, me akuzat dhe veprat penale qe Fezo kishte kryer ne kete vend. I dyshuari pritet qe te gjykohet ne vendin tone, per akuzen e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike", me pas do vendoset per transferimin e tij ne drejtim te Gjermanise, apo denimin do ta vuaje ne Shqiperi.

Dy plagosjet ne operacion te policise

Ne dy ditet e fundit, forcat e policise jane detyruar dy here te qellojne me arme zjarri ndaj te dyshuarve, qe kane tentuar arratisjen per te mos u arrestuar ne flagrance. Rasti me i fundit ishte ai kur efektivat e Tepelenes, per te prangosur Besnik Bronkerin, i cili ishte duke transportuar me nje kamion 600 kilograme lende narkotike kanabis sativa, e kane plagosur ne kembe, pasi tentoi arratisjen. Po pak dite me pare, policia e kryeqytetit plagosi ne kembe nje te kerkuar ne Babrru, i denuar me 19 vjet burg per vrasje. Femi Gjuni, 33 vjec, jetonte ne shtepine e vellait ne Tirane, kur policia ka shkuar ta arrestoje, por mbeti i plagosur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›