E Martë, 3 Nëntor 2026

Përplaset për vdekje 77- vjeçari në Velipojë

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar këtë të diel (31 mars) në Shkodër. Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin M. B. ka përplasur shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në Velipojë.

Sakaq drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›