E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përplasi me makinë këmbësoren, duke tentuar të largohet aksidenton edhe një makinë, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

Një 45-vjeçar është arrestuar pasditen e kësaj të hëne (20 mars) në Vlorë, i akuzuar si autor i dy aksidenteve automobilistike. Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se 45-vjeçari, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë.

Ai është larguar më pas nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, teksa pas disa metrash është përplasur me një automjet, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi, një 63-vjeçar.

Dy personat e plagosur janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, teksa grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›