Studim i Qendrës “Lajmëtarja”: 89% e gazetarëve me kontrata, por jo në çdo rast ato zbatohen

Ndonëse pjesa më e madhe e gazetarëve kanë një kontratë pune, sërish në mjaft raste ato nuk zbatohen.
Kjo është një nga gjetjet e një studimi të situatës së gazetarëve në vend, të kryer nga qendra “Lajmëtarja”.
190 gazetarë dhe 250 studentë të gazetarisë u bënë pjese e studimit, i cili vë në dukje sfidat me të cilat përballen gazetarët.
Pjesa më e madhe e studentëve të gazetarisë e kanë zgjedhur këtë degë me pëlqimin e tyre, edhe pse një pjesë nuk e shohin të ardhmen e tyre në vend.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth sfidave, me të cilat përballen gratë në gazetari.
Gazetare: Albana Agolli
/rtsh.al/