E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sekretari i shtetit të Vatikanit viziton Mirditën, drejton meshën e shenjtë: Udhëhiquni nga dashuria

Ministri i jashtëm i Vatikanit, njëherësh dhe Sekretar i Shtetit të Vatikanit për marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizmat, Paul Richard Gallagher ka bërë një vizitë në Mirditë ku dhe drejtoi meshën e shenjtë të së dielës. Imzot Paul Richard Gallaghe u tha besimtarëve se duhet të udhëhiqen nga mirësia dhe dashuria për njëri-tjetrin.

Imzot Paul Richard Gallagher nuk la pa përmendur martiret e kishës në vendin tonë gjatë periudhës së komunizmit.

Ipeshkvi Dom Gjergj Meta e ka konsideruar këtë vizitë historike për Mirditën e ndërkohë theksoi se janë vlerat që manifestojnë besimtarët që ka nxitur edhe këtë vizitë të ministrit të Jashtëm të Vatikanit.

Imzot Paul Richard Gallaghe është takuar edhe me qytetarë të shumtë, ndërsa kryetari i bashkisë Ndrec Deda i dhuroi stemën e qytetit të Rrëshenit.

/Rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›